Topalli viziton në Elbasan biznese të drejtuara nga gra
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi sot, në mesditë, në Qytetin e Elbasanit në disa biznese, sipërmarrje të grave dhe ku janë punësuar gra e vajza të reja.
Kryetarja e Kuvendit vizitoi fillimisht ndërmarrjen e konfeksioneve Shkodrani, ndërrmarje që administrohet nga një grua dhe që punon me porosi prej disa vitesh për tregun Italian. Në këtë ndërrmarrje janë të punësuara mbi 70 gra.
Kryetarja Topalli përgëzoi drejtuesen e këtij biznesi, duke i cilësuar atë si model të suksesshëm të gruas sipërmarrëse. Ajo përgëzoi inisiativën e saj për të sfiduar në biznes .
Unë ju përgëzoj për investimet kurajoze, e ndërgjegjëshme, që për një grua sipërmarrëse është shumë më e vështirë sesa për një burrë,sepse ajo duhet të gjejë balancat e duhura për të drejtuar ndërmarjen dhe për tu kujdesur për familjen.- u shpreh ajo.
Zonja Topalli vizitoi më pas një fabrikë konfeksionesh në zonën e Labinotit, që prodhon për firmën
prestigjoze Zara tekstile te markuara Made in Albania, produkt i destinuar për tregjet perëndimore.Në këtë fabrikë ishin të punësuar mbi 100 punëtorë, kryesisht gra dhe vajza të reja .
Zonja Topalli falenderoi pronarët që kanë arritur me punën e tyre të kenë këtë bashkëpunim me një kompani kaq prestigjioze si edhe për mundësinë që i kanë krijuar grave dhe vajzave të punësuara që të ndihen më të sigurta ekonomikisht në familjet e tyre.