E Diel, 1 Nëntor 2026

Azem Hajdari ështe një figurë historike me një instikt të rrallë politik.

 

Azem Hajdari ështe një figurë historike me një instikt të rrallë politik.
Këtë vlerësim bëri Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli e cila mori pjesë sot pasdite në shfaqjen së premierës së filmit dokumentar Azem, ti je gjallë, me regji të Saimir Kumbaros, në 10 vjetorin e vdekjes së liderit të dhjetorit 90, heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Kryetarja e Kuvendit i bëri urimet më të mira regjizorit Kumbaro  për këtë dokumentar, i cili, u shpreh ajo,  flet për një histori të mbijetesës dhe përpjekjeve të mëdha për demokraci.

Kjo, tha zonja Topalli, është historia e një lideri me kurajo të jashtëzakonshme që dikush e quajti Zapata shqiptare. Ishte një deputet që na jepte kurajo të gjithëve. Ishin momente jashtëzakonish të vështira dhe ai ishte njeriu që të bënte të mendoje se mund të parballesh me situata nga më të vështirat dhe mund të fitosh. Ishte një figurë poltike me një instikt të rrallë politik që vitet dhe eksperiencat e pasuruan shumë dhe e bënë një ndër figurat më historike të këtyre 20 viteve. Azem Hajdari ishte një ndër ata që sollën demokracinë, figurën e të cilit të rinjtë ja vlen ta njohin dhe ta studjojnë. Këtë ua them edhe miqve, fëmijëve të mi, deputetëve të rinj por edhe gazetarëve të rinj, tha Kryetarja Topalli.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›