E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i kushton sesion të veçantë shkrimtarit Fatos Kongoli dhe veprës së tij.

 

Në Kuvendin e Shqipërisë  sot iu kushtua një takim i veçantë  shkrimtarit  të njohur Fatos Kongoli. Dimensionet dhe roli i veprës së tij në  letërsinë shqiptare ishin në qendër të aktivitetit organizuar në mjediset e Kuvendit dhe që mbahet në kuadrin e Vitit Evropian të Dialogut Ndërkultutor.

Në çelje të aktivitetit Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e  cilësoi Kongolin një humanist të madh që me veprën e tij pasuron dinjitetin e letrave shqipe.

Kur njeh prozën e Kongolit nuk mund të mos kuptosh pse ai është kaq i njohur dhe i suksesshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit tha se Fatos Kongoli duke njohur dhe përjetuar të kaluarën e dhimbëshme dhe tranzicionin e vështirë shqiptar, hyn në psikikën e personazheve të vet. Me aftësinë e tij krijuese Kongoli memorizon një botë, e cila për fat të mirë, është një dukuri në zhdukje. Dhe këtë nuk e arrin me parrullat e propogandës, por me gjuhën e gdhendur të artit. tha Kryetarja e Kuvendit .


Përkthyesi i veprës së Kongolit në gjuhën frënge Edmond Tupja duke i bërë një kritike të vecantë psikologjike veprës dhe botës së autorit, tha se romani i tij është realist , me një të shkuar dhe të tashme.


Dy polet janë e kaluara dhe e tashmja dhe tërë  vepra e tij është një vajtje ardhje mes dy poleve.
Kongoli krijon një atmosferë reale  sepse është shkrimtar realist. Personazhet e Kongolit janë njëkohësisht kongolianë dhe kongoleskë. Kongoleskë në kuptimin komik se e tillë ishte ekzistenca e tyre në Shqipërinë komuniste dhe kongolianë në kuptimin  dramatik, tragjik, ata kanë brenda vetes atë që është njerëzorë dhe panjerëzore.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John L. Withers II, si një lexues i përkushtuar i veprës së Kongolit e cilësoi atë si veprën e një gjeniu.
Duke bërë një asosacion ndërmjet aktivitetit të sotëm kushtuar veprës së Kongolit dhe përkujtimit të kryengritjes së Postribës, ambasadori Whithers tha :


Zonja Kryetare e Kuvendit :Ju dje ishit në Postribë.Dhe kam dëgjuar që në këtë vend ku u organizua për herë të parë një kryengritje kundër komunizimit.
Mendoj që e kemi për nder dhe detyrë të gjithë ne, që të tregojmë përulje për këta njerëz.
Librat e Kongolit janë gjëra që ne duhet ti konsiderojmë si shumë të vyera. Këto jane vepra, të cilat flasin për individë, popuj dhe kombe të tërë të cilët kanë jetuar në kohra që nuk kanë patur dhe elementët më parësorë të të jetuarit"

Ambasadorja e Republikës së Francës, Maryse Daviet, tha se Fatos Kongoli është një shkrimtar që diti të qëndrojë në këmbë.


Gjatë viteve të diktaturës Kongoli nuk pranoi asnjë lloj kompromisi, por grumbulloi marteriale që do ti shërbenin në kohën kur vendosi të mos heshte më.
Në veprën e tij tha diplomatja francezë del në pah njohja dhe dashuria që ai ka për vendin e vet.

Botuesi i veprës së Kongolit Fatmir Toçi vlerësoi ndër të tjera mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i dha një nisme të tillë kushtuar shkrimtarit Kongoli
Në një kohë kur politika pushton gjithçka  ju po i jepni hapësira letërsisë së  autorëve më të njohur  shqiptarë

Drejtori i Qendrës  së Librit Pirro Misha tha ndër të tjera së vepra e Kongolit është një denoncim i periudhës komuniste.
Letërsia e tij bën pjesë në elitën e shkrimtarëve , pasi ai është një shkrimtar kompleks dhe me veprën e tij kemi të bejmë me një fenomen të veçantë.

Epilogun e këtij takimi, e mbajti vetë shkrimtari Kongoli. Ai theksoi ndër të tjera rëndësinë që pati në formimin e tij si  shkrimtar dhe intelektual, kultura dhe bota letrare frankofone. 


Unë i jam kushtuar gjithë jetës gjuhës frënge, nëpërmjet të cilës kam njohur gjithë letërsitë e tjera të mëdha dhe këto kanë qenë hapësirat për mua në atë periudhë të errët, hapsira lirie dhe arratie. Por unë nuk kisha ku të arratisesha nëpërmjet letërsisë, leximeve dhe prandaj i detyrohem shumë kulturës dhe artit, gjuhës dhe kulturës franceze, falë së cilës unë lexova gjithë shkrimtarët e mëdhenj të botës.

Aktivitetin kushtuar veprës së Kongolit, e ndoqën me interes intelektualë të fushave të ndryshme, përfaqësues të Trupit DiplomatiK, deputetë dhe gazetarë.

( Fjalimet e plota të pjesëmarrësve në sesion i gjeni tek linku "aktivitete të tjera")

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›