E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare

 

 
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 11 shtator 2008, ora 10:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 8.09.2008.
3. Projektligj Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP), të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013.
4. Projektligj Për disa ndryshime në ligjin nr. 7952, datë 21.6.1995 Për sistemin arsimor parauniversitar, të ndryshuar.
5. Projektligj Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamat/ vonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore.
6. Shqyrtimi i propozimit për të zgjedhur në detyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të zonjës Flora Ihsan Çabej.
Në diskutimet jashtë rendit të ditës deputetët trajtuan më së shumti raportin e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në Shqipëri, çështjen e farës së misrit , lirisë së medias, etj.
Gjatë këtyre diskutimeve Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi raportin e Bankës Botërore, ku Shqipëria renditet e dyta,  si një lajm të madh si dhe falenderoi në emër të Kuvendit senatorët e komisionit të jshtëm të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për marrjen me shpejtësi të diskutimit dhe ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO.
"Më lejoni që t'I falënderoj, t'I përgëzoj për shpejtësinë e këtij procesi  dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë, natyrisht së bashku me Kroacinë, për të bërë të mundur që vitin e ardhshëm të bëhemi anëtarë të plotë të NATO-s" - tha Kryetarja Topalli.
Deputetët miratuan projektligjet e parashikuara në rendin e ditës si dhe votuan me 55 vota zonjën Flora Ihsan Çabej, si Komisionere për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Seanca plenare i mbylli punimet në orën 13.40 minuta

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›