Kryetarja e Kuvendit në Fushë-Arrëz:"Ne po jetojmë në një Shqipëri që është bërë e re, sepse ka rrugë të reja, infrastrukturë të re, sepse ka shkolla të reja".
Turi i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, u ndal sot në Fushë Arrëz. Edhe pse një ndër bashkitë më të largëta në veri të vendit, kjo zonë ka afruar distancat me qytetet e tjera, ka ndryshuar ndjeshëm falë investimeve prej afro 800 milionë lekë të buxhetit të shtetit.
Rikonstruksioni i ujësjellësit dhe kanalizimeve me vlerë 130 milion lekë, punime në infrastrukturë mbi 30 milion lekë, ndërtim qendër shëndetësore 20 milion lekë dhe investime të tjera të konsiderueshme në sektorë publikë. Kryetarja e Kuvendit, duke iu drejtuar banorëve të Fushë Arrëzit, ndër të tjera tha: "Ne sot së bashku jetojmë në një Shqipëri që sot është bërë e re, një Shqipëri që është bërë e re, sepse ka rrugë të reja, infrastrukturë të re, sepse ka shkolla të reja, sepse ka një rini të fortë, e cila ka dyfishuar numrin e atyre që po shkojnë në universitete. Një Shqipëri e re, sepse ne kemi bërë kudo laboratorë kompjuterikë, për të bërë të mundur që fëmija juaj, nxënësi juaj, i riu këtu në Fushë-Arrëz të lundrojë në internet, të jetojë në moshën e google-it. Ne kemi fëmijë të zgjuar, fëmijë që mësojnë, fëmijë të mrekullueshëm dhe ne do ti mbrojmë ata dhe do të bëjmë të mundur që ti krijojmë më shumë mundësi atyre. Kjo është Shqipëria e re. Kjo është Shqipëria e ndryshuar." Duke u ndalur në refomat e mëdha të miratuara në Parlament, Kryetarja e Kuvendit tha: "Kur ne rrisnim rrogat, ata votonin kundër. Kur ne rrisnim pensionet, ata votonin kundër.
Kur ne votonim për kontrata, për koncesione, për investime, prej miliona dhe miliarda dollarësh, të cilat duhet të vinin dhe duhet të investoheshin në Shqipëri, ata përsëri votonin kundër. Doktrina e re ekonomike, e cila është bazuar në rritje rrogash, ulje taksash, rritje pensionesh, luftë kundër korrupsionit, rritje investimesh, luftë kundër informalitetit, është doktrina që ka bërë të mundur që Shqipëria të ndryshojë.
Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit