E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Kelmend: Entuziaste për Shqipërinë në katër vitet e mandatit të dytë.

    Shqipëria po ndryshon, Shqipëria ka ecur me ritme galopante në vitet e fundit dhe në katër vitet e mandatit tonë të ardhshëm Shqipëria do të vrapojë me ritme akoma më të shpejta, në ekonomi, në infrastrukturë, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Anëtarësimi I Shqipërisë në NATO realizon ëndrrën e të gjithë atyre që u martirizuan, u pushkatuan , dhe u trajtuan mizorisht për një Shqipëri të lirë demokratike., u shpreh sot Kryetarja e Kuvendit në Kelmend, ku mori pjesë në 64 vjetorin e kryengritjes antikomuniste.   Gjatë këtyre tri viteve ne kemi vendosur shinat dhe bazat shumë të forta të zhvillimit. Në këto tri vite ne kemi te drejtë të shohin secilin qytetar të Shqipërisë, në çdo lagje, çdo qytet, fshat dhe komunë,  drejt e  në sy, tha Kryetarja e Kuvendit.   Duke renditur reformat e gjithanshme të qeverise dhe Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit u ndal veçanërisht në arritjet ekonomike, në këtë mandat të qeverisë së djathtë.   Më thoni se cila qeveri ka dyfishuar buxhetin, ka rritur pagat e arsimtarëve, mjekëve, pensionistëve, në fshat e qytet. Projektet tona gjatë këtyre tri viteve kanë qenë të jashtëzakonshme dhe falë kesaj pune janë rritur  bizneset, dhe është ndryshuar mentaliteti për investimet e huaja. Shqipëria po  ndryshon nga maja më lartë e Veriut deri në cepin më jugor me një infrastrukturë të zhvilluar, theksoi Kryetarja e Kuvendit.   Kryetarja e Kuvendit tha se reformat  integruese kanë shkurtuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme rrugën e anëtarësimit në NATO , dhe në BE me një ritëm unik të ratfikimit të MSA-së.   NATO dhe BE ishin priotete tonë në fillim të mandate dhe ne treguam se kishim vullnetin maksimal për të përmbushur ëndrrën eshqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes europiane, ku ajo meriton të jetë. Ne nisëm negociatat për liberalizimin e vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve do të realizohet në mandatin tonë të ardhshëm, si prioritet.   Ne , tha Kryetarja e Kuvendit kemi treguar se I mbajmë premtimet e bëra. Mbajeni mend, theksoi ajo, për dy vjet do të përfundojë aksi rrugor Hani I Hotit-Vermosh. Ne do ta mbajmë fjlaën dhe në katër vitet e mandatit të dytë infrastruktura në të gjithë Shqipërinë do të zhvillohet akoma më shumë, Shqipëria do të vazhdojë ndryshimin, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›