E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Kuota 30 % e përfaqësimit të grave në Parlament, arritje për shoqërinë shqiptare.

 

Kryetarja e Kuvendit takim me gratë e shoqërisë civile

  Kuota 30 % e përfaqësimit të grave në Parlament, është një arritje shumë e madhe për shoqërinë tonë,  në mënyrë të veçantë të të gjitha grave,në përpjekjet  e tyre 20 vjeçare.
Kjo kuotë duhet të mos konsiderohet si dhuratë, por të shihet si një garë reale, duke filluar që nga strukturat partiake, nga këshillat e komunave , bashkive dhe deri në  përfaqësimin real në Parlament - me këtë mesazh iu drejtua sot grave të shoqërisë civile, intelektuale  të njohura në fusha të ndryshme, dhe deputetëve,  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Takimi u organizua në vijimësinë e përpjekjeve dhe mbështetjes që Kryetarja e Kuvendit, po i jep përfshirjes në legjislacion për herë të parë të kuotës së grave prej 30 %, në Parlamentin e Shqipërisë, .   Gjithmonë kam besuar se gratë do jenë në politikë dhe për këtë skam dyshuar ndonjëherë, por gjithmonë,  kam dashur që kjo të mos merret për diçka të dhuruar, por për diçka që i takon. tha Kryetarja e Kuvendit në hapje të takimit.
Për Kryetares së Kuvendit do të ishte një arritje e madhe  për gratë, por dhe për gjithë shoqërinë shqiptare,  që në legjislaturën tjetër në Parlament, në kuotën 30 %, të jenë gra me  profil shumë të dashur për publikun, të jenë zonja me integritet, dhe të afta profesionalisht.
Kjo do të ndihmonte dhe më shumë dinjitetin e gruas. Skam qenë kurrë në mbështetje të asaj që është formale. Ai ose ajo që garon, që fiton , është ai, ajo, që e meriton, siç është në univeristete, në grupet e interesit, në organizatat joqeveritare, dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës.
Dhe nuk besoj se ne gratë kemi nevojë për mëshirë, nuk pretendojmë se jemi më të zonjat sesa burrat, por besoj se të paktën të sjellim një ndjeshmëri apo trajtim pak me ndryshe të çështjeve, sesa burrat. Kjo për shkak të amësisë, për shkak të një ndjeshmërie shumë më të veçantë, konkrete, tek fëmijët, ndaj prindërve, të moshuarve dhe të problemeve të ndryshme.
Në këtë aspekt besoj se prurja dhe vlera e shtuar do jetë reale dhe do të ndihet.- u shpreh Kryetarja e Kuvendit
Përfaqësueset e shoqërisë civile, duke falenderuar dhe vlerësuar rolin e Kryetares së Kuvendit në fushatën e lobimit të përfaqësimit të grave në Kuvend, e cilësuan si shumë të rëndësishme nxitjen e shpirtit të garës dhe jo përpjekjeve articiale, siç u shprehën ato.
Në emër të Lobimi të Grave të demokracisë zonja Jeta Katro përgëzoi dhe vlerësoi për atë, që e cilësoi  vullnetin politik, të Kryetares së Kuvendit në rritjen e përfaqësimit dhe forcimit  politik të gruas.
Ajo që në mbështesim në veçanti, është që gratë të kenë shanse, të cilave u janë mohuar deri më tani nga barriera të ndryshme, dhe nga mentaliteti patriarkal i shoqërisë. tha zonja Katro.
Etnologja Zana Selimi, njëherësh dhe një nga emrat më të njohura të botës akademike, vlerësoi si qënësore mbështetjen e grave për njëra tjetrën, në sfidën e përfaqësimit në politikë dhe vendimarrje.
Dhe turi juaj Gratë për gratë , është një mbështetje shumë e madhe për të minimizuar luftën brenda llojit- u shpreh etnologia Selimi.
Sipas saj, mbështetja që gratë duhet ti japin njëra tjetrës, do ti shërbejë rritjes së një brezi të grave dinjitozë në politikë , që do të përfaqësojnë denjësisht zërin e grave në Parlament.
Kryetarja e Kuvendit duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me pjesëmarrëset  tha se ato gra,  që e kanë shpirtin e garës dhe përmes këtij shpirti kanë arritur atje ku janë sot, atëherë kjo është vërtet një arritje reale. Cdo prurje tjetër artificiale, dhe nuk besoj se ndihmon asnjërën prej nesh.
Unë ju bëj thirrje secilës prej jush, për garë në strukturë, garë në media, garë në reputacionin profesional, garë në curriculume , garë në integritet, garë në profil u shpreh  Kryetarja e Kuvendit.
Gjatë takimit, përfaqësueset e shoqërisë civile theksuan si shumë të nevojshme dhe të rëndëishme lobimin për  pjesëmarrjen  e grave në Parlament, si ndryshim me standarte europiane të politikës shqiptare.


 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›