E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, së bashku me Kryeministrin Berisha në Bahçallëk, Bushat, Malin e Jushit dhe zonat e përmbytura në Shkodër.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli së bashku me Kryeministrin Berisha ishin sot sërish në zonat e përmbytura në Shkodër.
 
Ata u ndalën fillimisht tek ura e Bahçallëkut e më pas në Bushat dhe në Malin e Jushit, ku takuan banorët dhe i kërkuan atyre edhe një herë të bashkëpunojnë për vijimin  e evakuimit.
 
Kryeministri Berisha, shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit tha se situata është e vështirë, por nën kontroll dhe garantuan se të gjithë strukturat e shtetit janë në gatishmëri maksimale në mbështetje të banorëve, për evakuimin dhe sistemimin e tyre dhe po bëhen përpjekjet maksimale edhe për evakuimin e bagëtisë dhe gjësë së gjallë në këto zona.
 

Kryeministri Berisha tha se ka një menaxhim kompetent eficient e të vazhdueshëm të situatës, dhe se të gjithë do të jenë me banorët ditë e natë, deri në kapërcimin e situatës.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se "kjo situatë, e ardhur si pasojë e një kordinimi të të gjithë elementeve të natyrës, mund të përkeqësohet, ndaj i bëj edhe një herë thirrje banorëve të evakuohen. Dje në darkë një familje që skish pranuar të evakuohej i kërkoi ndihmë ushtrisë dhe unë i bëj apel të gjithëve të mendojnë për fëmijët, për gratë për të sëmurët.
 
Duke e cilësuar si të turpshëm shfrytëzimin e situatës nga individë të caktuar, Kryetarja e Kuvendit tha se nuk bëhet politikë me të tilla ngjarje.

 
Ajo tha se janë marrë të gjitha masat e duhura dhe theksoi se për çdo gjë është marrë dhe do të merret mendimi i teknicienëve.
 
Kryetarja e Kuvendit së bashku me Kryeministrin Berisha dhe ministra të kabinetit morën pjesë edhe në mbledhjen e shtabit të emergjencës ku u raportua dhe u diskutua mbi gjendjen në zonat e përmbytura dhe për masat e marra.
 
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›