E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E HISTORISË DHE FILOLOGJISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË KËTO PROGRAME STUDIMESH

V E N D I M 

PëR 

HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në  FAKULTETIN E HISTORISë DHE FILOLOGJISë, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTAVE Të  PRANIMIT  E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT, Në KëTO PROGRAME STUDIMESH
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit  nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.  Hapjen, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, si më poshtë vijon:
 
a) Në “Kërkime gjuhësore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Kërkime Gjuhësore”.
b) Në “Studime letrare’, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor  (Dr.) në Studime Letrare”.
 
2.  Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 – 2010.
 
3.  Kohëzgjatja e programeve të mësipërme të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.
 
4.  Kuotat e pranimit  në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, janë, si më poshtë vijon:
 
a.      “Doktoratë në Kërkime Gjuhësore”,               60 kuota;
b.      “Doktoratë në Studime Letrare”                     15 kuota.
 
5.              Nga kuotat e përcaktuara në pikën 4, të këtij vendimi, për çdo program studimi, caktohen, për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, kuotat e mëposhtme:
 
a.      “Doktoratë në Kërkime Gjuhësore”                    6 kuota;
b.      “Doktoratë në Studime Letrare”                         2 kuota.
 
6.  Kuotat për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.
 
7.  Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
 
8.  Tarifa e shkollimit, për këto programe studimesh të doktoratës, është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, i Universitetit të Tiranës.
 
9.   Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës.
 
10.   Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
 
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA
 07/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›