Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Tiranë, 29 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të
Kosovës, Enver Hasani së bashku me anëtarët e kësaj gjykate, të ardhur në një
vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kjo gjykatë ka sfida të mëdha por shumë të
rëndësishme në forcimin e sistemit të së drejtës në Kosovë tha gjatë bisedës Hasani.
Kryetarja e Kuvendit tha se institucioni i
Gjykatës Kushtetuese është ndër më të rëndësishmit në sistemin e drejtësisë dhe
që ka një peshë të jashtëzakonshme.
Ajo deklaroi se integriteti i gjyqtarëve është
thelbi i mirëfunksionimit të gjykatave.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi progresin e madh
të Kosovës në forcimin e mëtejshëm të institucioneve.
Energjia dhe identiteti evropian janë vlera
të jashtëzakonshme të kombit tha Topalli.
k.k/NOA