Kryetarja e Kuvendit, takon Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl.Shqipëria dhe Turqia janë më shumë se dy partnerë strategjikë.
Shqipëria dhe Turqia janë më shumë se dy partnerë strategjikë. Këtë vlerësim ndanë sot në takimin mes tyre Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl.
Duke rikonfirmuar vullnetin politik të Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Turqinë si një aleate afatgjatë e Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohejn për mbështetjen gjatë gjithë rrugës deri në anëtarësimin e plotë në NATO.
Ishte një nder dhe kënaqësi për ne, tha Presidneti Gyl, që votuam protokollin e anëtarësi
mit tuaj në NATO, pasi ne e kemi konsideruar këtë si një vendim shumë të rëndësishëm.
Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria dhe shqiptarët kanë gjetur gjithmonë tek shteti, qeveria dhe populli turk një mik të madh në rrugën e demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit. Prandaj, tha ajo, forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve të shkëlqyera me Turqinë mike e partnere, mbetet një nga prioritetet e rëndësishme të politikës sonë të jashtme.
Ajo shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë reflektuar më mënyrë perfekte në bashkëpunimin parlamentar përmes shkëmbimeve frekuente të vizitave.
Presidenti Gyl, duke përgëzuar për vendimin e 16 nëntorit për pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat, tha se Turqia e ka përshëndetur këtë vendim dhe beson se së shpejti BE-ja do të marrë edhe vendimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
Ne, tha ai, i ndjekim me vemendje zhvillimet në vendin tuaj mik, dhe me kënaqësi vemë re progresin tuaj. Pluralizmi dhe demokracia ka ligjet dhe rregullat e veta dhe këto ligje duhet të pranohen dhe zbatohen, theksoi Presidenti Gyl.
Ne e dimë, tha ai, se parlamenti ka një punë të madhe përpara në sfidat e reja me të cilat përballet vendi dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë mbështetjen dhe përvojën tonë. Duke vlerësuar se vizita të niveleve të tilla janë një dëshmi e miqësisë së fortë por edhe i vullnetit maksimal për forcimin e bashkëpunimit, Kryetarja e Kuvendit tha se mirëpret në një vizitë zyrtare edhe Kryetarin e ri të Parlamentit turk në Parlamentin e Shqipërisë.