E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takim me Kryetarin e Parlamentit të Italisë. Fini: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk mund dhe nuk duhet të kontestohet.

  Vlerësimi i Italisë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar është se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk mund të kontestohet. Jeta demokratike shqiptare duhet të hyjë në normalitet të plotë sigurisht brenda parlamentit. "   Kështu u shpreh Presidenti i Parlamentit Italian Gianfranco Fini, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj zyrtare në Itali.   Kjo vizitë e Kryetares së Kuvendit u cilësua si një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe si një hap konkret në nxitjen dhe forcimin e mëtejshmem të këtij bashkëpunimit që ekziston tradicionalisht mes dy vendeve.   Duke falënderuar presidentin Fini për gjithë mbështetjen që Italia ka dhënë në sfidat integruese të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi faktin që Italia ka qenë gjithmonë një avokate e Shqipërisë, dëshmi e së cilës është edhe vota pro në 16 nëntor si dhe mbështetja e rezolutës së Parlamentit Europian që vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit dhe progresin e Shqipërisë.   Presidenti Fini, duke vlerësuar jo vetëm zgjedhjet e fundit, por edhe dinamikën demokratike dhe hapat e mëdha që Shqipëria po hedh drejt Europës, ritheksoi se Shqipëria europiane është mbi të gjitha një interes i vetë Bashkimit Europian.   Në takim u bisedua gjerësisht për komunitetin shqiptar në Itali, një aset i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, komunitet i cili, siç tha edhe Presidenti Fini përbëjnë një shembull të integrimit të shqiptarëve në vendet e BE-së.   Pas takimit, Presidenti Fini dhe Kryetarja e Kuvendit dhanë një konferencë për shtyp, e cila u ndoq me shumë interes nga mediat italiane.   Gianfranco Fini- Jo vetëm në emrin tim por në emër të të gjithë dhomës së deputetëve i urova mirëseardhjen e sinqertë presidentes Topalli dhe ritheksova marrëdhënien  e miqësisë dhe bashkëpunimit në veprimtarinë e përditshme të parlamenteve dhe qeverive tona  për shumë cështje në interes të përbashkët të Shqipërisë dhe Italisë, veçanërisht për çështjet që lidhen me stabilitetin e Ballkanit dhe atë që ndodh në mesdheun tonë. i shpreha presidentes Topalli kënaqësinë time personale për  rezultatin e zgjedhjeve elektorale në përfundim të një fushate shumë transparente dhe në respect të plotë të ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, zgjedhje nga të cilat u krijua qeveria e re shqiptare dhe që rikonfirmuan zonjën Topalli në krye të parlamentit. Shpreha bindjen e fortë të qeverisë italiane për domosdoshmërinë që procesi i nisur i Shqipërisë për një anëtarësim të plotë e të shpejtë në Bashkimin europian jo vetëm të mos hasë pengesa, por të përmbyllet në një kohë sa më të shkurtër. Sepse është në interes jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Europës. Ritheksova se Italia mund ti tregojë të gjithë Europës sa e rëndësishme është që Shqipëria të bëhet anëtare më të drejta të plota e familjes europian,e pasi marrëdhëniet  mes dy vendeve tona janë tregues se, nëse Shqipëria integrohet  në institucionet europiane ashtu siç po ndodh, është më e lehtë  të përballojmë së bashku luftën kundër kriminalitetit, emigracionit klandestin etj.  Bashkëpunimi mes dy vendeve tona  është një provë se interesi është reciprok, pra nuk është vetëm interes i Shqipërisë, por edhe i të gjithë Europës që Tirana sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë të bëhet anëtare me të drejta të plota e familjes europiane.   I pyetur për bojkotin parlamentar të opozitës shqiptare, Presidenti Fini ndër të tjera tha:   Ritheksoj se nuk është vetëm opinioni i Italisë, por i të gjithë komunitetit ndërkombëtar se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk munddhe nuk duhet  të kontestohet dhe për këtë arsye urojmë që sa më shpejt jeta demokratike shqiptare të hyjë në normalitet të plotë sigurisht brenda parlamentit.   Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli: Dialogu mes Shqipërisë dhe Italisë është i shkëlqyer dhe në fakt  edhe kjo vizitë është dëshmi e një partneriteti strategjik mes vendeve tona. Falenderova Presidentin Fini për faktin se parlamenti dhe senati italian votoi MSA-në dhe në të njëjtën kohë votoi dhe mbështeti protokollin e NATO-s. Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s. Shqipëria mori aprovimin nga Këshilli i ministrave i BE-së tre javë më parë për kërkesën  e saj në procesin e integrimit. Shqipëria ka një rritje ekonomike prej 4 përqind. Ne kemi shumë sipërmarrës italianë dhe unë ftoj të gjithë investitorët italianë të vijnë në Shqipëri. Do të gjejnë një vend që ka taksat më të ulta, potenciale dhe mundësi të mëdha një klimë shumë miqësore për biznesin. Jam shumë e kënaqur që marrëdhëniet mes parlamenteve tona janë frekuente dhe shpresoj që presidenti Fini të vijë përsëri në Tiranë në pranverë. Është diçka shumë e bukur që falë  bashkëpunimit  mes parlamenteve, qeverive ministrave, tashmë Shqipëria është bërë një vend i sigurt një vend ku është luftuar krimi, ku  nuk ka më trafiqe. Shpresojmë shumë që në muajt e ardhshëm siç tha edhe presidenti Fini, të vijojmë të kemi mbështetjen e Italisë në procesin tonë të integrimit. Shqipëria ka dhënë një kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe të Ballkanit. Edhe një herë dua të falënderoj Italinë dhe presidentin e parlamentit për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë.
Mes dy vendeve  tona jo vetëm ka një lidhje të fortë por shqiptarët që jetojnë këtu, më shumë se gjysëm milion, pjesa më e madhe e tyre është plotësisht e integruar. Janë 20 mijë studentë shqiptarë në universitetet italiane. Shqiptarët që jetojnë këtu prej 20 vitesh kanë hapur bizneset e tyre. Studjojnë 86 mijë nxënës, fëmijë të familjeve që tashmë jetojnë prej vitesh në Itali dhe fakti që shoqëria italiane i ka pranuar dhe integruar është diçka shumë e bukur. Kjo është një urë e fortë miqësie dhe më shumë se miqësie mes dy popujve tanë.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›