Kryetarja e Kuvendit pret në takim zotin Pierre Lellouche.Franca në krahun tuaj për përshpejtimin e integrimit.
Franca është në krahun tuaj dhe ju shpreh vullnetin e Qeverisë franceze për të përfunduar sa më shpejt procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të ballkanit perëndimor, tha sot Pierre Lellouche, sekretari francez i shtetit për çështjet europiane në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Duke shpehur mirënjohjen për gjithë mbështetjen e shtetit dhe popullit francez, Kryetarja e Kuvendit falënderoi zotin Lellouche për mesazhet e tij publike në vlerësim të progresit të Shqipërisë dhe për domosdoshmërinë e dhënies fund të bojkotit.
Zoti Lellouche shprehu kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe
dy parlamenteve dhe uroi zonjën Jozefina Topalli për rizgjedhjen e saj, duke vlerësuar se politika jo vetëm shqiptare por edhe ajo europiane, ka nevojë për gra në politikë.
Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si shumë inkurajuese dinamizimin e politikës së BE-së që synon integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2014.
Shqipëria tha zonja Jozefina Topalli, ndodhet në momente të saj historike në proceset integruese. Pas anëtarësimit në NATO, ne morëm nga 27 qeveri të BE-së mbështetjen për statusin e vendit kandidat. Po ashtu para pak javësh, Parlamenti Europian miratoi rezolutën, ku pasi vlerësohen arritjet në zgjedhjet fundit, propozohet që Shqipëria të hyjë në listën shengen menjëherë sapo të plotësojë detyrimet e mbetura, duke i hapur rrugë liberalizimit në korrik 2010.
Duke i cilësuar këto vendime ndërkombëtare si një përgjigje e progresit të pandalshëm të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit theksoi angazhimin maksimal të parlamentit dhe institucioneve shqiptare për të përshpejtuar reformat.
Shqiptarët tha ajo janë një ndër popujt më proeuropian dhe vokacioni i tyre perëndimor është një dëshmi se askush smund të kthejë më prapa historinë tonë të pluralizmit.
Zoti Lellouche dhe zonja Jozefina Topalli biseduan gjithashtu edhe mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për rritjen e prezencës së investimeve franceze në Shqipëri.
Zoti Lellouche dhe zonja Jozefina Topalli biseduan gjithashtu edhe mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për rritjen e prezencës së investimeve franceze në Shqipëri.