Kryetarja e Kuvendit takohet me Pier Ferdinando Casinin.
Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës së saj zyrtare në Itali u takua edhe me ish Presidentin e Parlamentit të Italisë, Ferdinando Casini, një figurë e spikatur e parlamentit por edhe e politikës italiane.
Zoti Casini duke përgëzuar për zhvillimet dhe progresin e Shqipërisë, uroi zonjën Jozefina Topalli dhe qeverinë për fitoren dhe për zgjedhjet e 28 qershorit. Shqipëria është në rrugë të mbarë, tha zoti Casini, dhe ne ju mbështesim plotësisht në realizimin e të gjitha ambicjeve tuaja integruese. Italia, u shpreh ai do të jetë gjithmonë një ndër përkrahëset më të fuqishme të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë në hapësirat evropiane, deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Eropian.
Duke e cilësuar integrimin europian një çështje parësore të politikës shqiptare, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në çdo hap të Shqipërisë për të përshpejtuar rrugën e integrimit.
Ajo vlerësoi edhe përkrahjen e shtetit fqinj dhe deputetëve të Parlamentit europian për rezolutën e fundit dhe për pranimin e kërkesës së Statusit të Vendit Kandidat, vendime që ishin para së gjithash një vlerësim për progresin e Shqipërisë dhe arritjet në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilësuara si zgjedhje që përmbushën angazhimet kryesore të OSBE-ODIHR.
Zoti Casini dhe zonja Jozefina Topalli ndanë mendimin se marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes të dy vendeve janë një bazë solide për të zgjeruar dhe thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh, në të gjitha fushat.