Jozefina Topalli: 8 dhjetor 2009, pjesëmarrje gati biblike në shesh. Askush nuk mund të kthejë dot mbrapsht historinë tonë të demokracisë.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti sot në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë të gjithë shqiptarët që siç tha ajo, me një pjesëmarrje gati biblike dhe me vendosmërinë unike për aspiratën europiane, në 8 dhjetor 2009 festuan në sheshin Skëndërbej, Shqipërinë Europiane.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit tha:
Si Kryetare e Kuvendit, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dëshiroj të përshëndes të gjithë qytetarët për manifestimin e mrekullueshëm të europianizimit, në përkujtimin e ndarjes me të kaluarën që për gjysëm shekulli na izoloi, na mohoi, na rrethoi me bunkerë, nuk na la fjalën e desh të na ndalonte edhe mendimin.
Historia jonë nuk mbaroi ditën kur rrëzuam murin, aty filloi historia jonë e re.
8 Dhjetori 2009 nuk ishte vetëm një përvjetor. Ajo ishte një thirrje e qindra e mijëra shqiptarëve. Ajo ishte një përgjigje e madhe dhe pozitive.
Si Kryetare e Kuvendit, përshëndes vendosmërinë unike për aspiratën europiane.
Në shesh kishte të majtë e të djathtë, me parti dhe pa parti.
Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët, që si kurrë ndonjëherë, me një pjesëmarrje gati biblike festuan tek heroi i tyre kombëtar.
Ne rrëzuam Murin. Ne ndryshuam vendin.
Më 8 dhjetor 2009, në atë orë të magjishme, Tirana e shqiptarët festuan ditën e lirisë së tyre.
Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare e quajtën si manifestim të shqipëtarëve për të rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për integrimin europian.
Para pak orësh BBC tha: "Mbi 500 mijë shqiptarë festuan Europën në sheshin Skëndërbej."
Ne përkujtuam ditën e ndarjes me bunkerët, urrejtjen. 19 vite më parë shqiptarët donin ti bashkoheshin kahut të drejtë të historisë! Të rinjtë e të rejat, burrat dhe gratë ngritën peshë gjithë Shqipërinë për ta çuar atë drejt perëndimit. Po po, e ngritën peshe dhe tani historia është në anën tonë, ne jemi në perëndim, në jemi anëtarë të NATO-s, ne e bëmë Shqipërinë si gjithë Europa. Ne po e bëjmë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Ne po heqim vizat.
Askush nuk mund të kthejë dot mbrapsht historinë tonë të demokracisë. Askush. Aq më pak ai që 8 dhjetorin e quan fatkeqësi. Ata që kanë nostalgji për anën e gabuar të historisë, janë shumë pak. Përballë kanë gjithë energjinë pozitive të miliona shqiptarëve. Me 8 Dhjetor e pamë. Të gjithë e panë.
Jo më Mur Berlini. Kurrë më. I bëj thirrje edhe deputetëve të opozitës. Rrëzojeni murin e bojkotit.
Është një Mur Berlini. Rrëzojeni murin e mashtrimit. Është një mur Berlini. Rrëzoni murin e interesave kriminale ekonomike. Është një Mur Berlini. Më 28 Qershor shqiptarët ju votuan për të kryer detyrën e shenjtë të opozitës këtu në Parlament.
Me 8 Dhjetor të gjithë ishin në shesh tamam si në vitin 90. Vetëm se ishim shumë më shumë. Vetëm ai që nuk pranon 8 dhjetorin e 1990, nuk pranon as 28 Qershorin 2009. Tirana, do jetë gjithmonë në zemër të Europës. Unë sapo jam kthyer nga një vizitë zyrtare në Itali, ku pata nderin të takoj personalitetet më të larta të atij vendi që ka bërë avokaturën më të fortë për interesat dhe proceset integruese të Shqipërisë. Ju sjell përshëndetjet e Presidentit Italian Napolitano, të Kryetarit të Parlamentit Fini, që edhe dje përsëritën mbështetjen për Shqipërinë, që përgëzuan progresin e vendit, që ju urojnë ju të gjithëve për zgjedhjet e 28 qershorit, për vendimin e 16 Nëntorit.