E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton disa projektligje

  Kuvendi u mblodh në seancë plenare, ditën e enjte datë 10 Dhjetor, ora 17:00 , nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:   1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
2. Miratimi i seancës plenare datë 3.12.2009.
3.  Projektligj "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën "Për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të huaja, në fushën civle dhe tregtare".
4. Projektligj "Për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zit, për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar në pikën e përbashkët të kalimit të kufirit Murriqan (Sukobinë).
5. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike të ndryshuar".
6. Projektligj "Për fondet e pensionit vullnetar".
7. Projektligj "Për sipërmarrjet dhe investimet kolektive".
8. Vendim i Kuvendit "Për përcaktimin e masës së përfitimit financiar mujor për shërbimin e transportit të deputetëve".
 
Jashtë rendit të ditës deputetët trajtuan çështje si festimin madhështor të 8 Dhjetorit në Tiranë, ditës që hyri në historinë tonë si shembja e Murit të Berlinit për shqiptarët, ndërtimi i pallatit 12-katësh në Tiranë në një truall publik,  reformat në luftën kundër korrupsionit, niveli i zbatimit  të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe çështje të tjera.
Në diskutimet mbi përkujtimin që iu bë 8 Dhjetorit, mori fjalën dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në festimet e kësaj date, që simbolizon aspiratat europiane, ishte gati biblike. Kryetarja e Kuvendit tha se në mitingun festiv morën pjesë të majtë e të djathtë, me dhe pa parti. Ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit u shpreh :   "Historia jonë nuk mbaroi ditën kur rrëzuam murin, aty filloi historia jonë e re.
8 Dhjetori 2009 nuk ishte vetëm një përvjetor. Ajo ishte një thirrje e qindra e mijëra shqiptarëve. Ajo ishte një përgjigje e madhe dhe pozitive.
Ne përkujtuam ditën e ndarjes me bunkerët, urrejtjen. 19 vite më parë shqiptarët donin ti bashkoheshin kahut të drejtë të historisë!
Të rinjtë e të rejat, burrat dhe gratë ngritën peshë gjithë Shqipërinë për ta çuar atë drejt perëndimit.
Po po, e ngritën peshë dhe tani historia është në anën tonë, ne jemi në perëndim, në jemi anëtarë të NATO-s, ne e bëmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Ne po e bëjmë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Ne po heqim vizat"   Seanca vijoi me diskutimet dhe miratimin e të gjitha projektligjeve të përfshira në rendin e ditës.
 
Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 19:55.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›