E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takohet me Presidentin e Italisë Giorgio Napolitano.

  Gjatë vizitës zyrtare në Itali Kryetarja e Kuvendit u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano, një ndër personalitet më me peshë të politikës italiane.   Presidenti Napolitano tha se po pret me kënaqësi që së së shpejti  të vizitojë Shqipërinë. Ai vlerësoi progresin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë, duke theksuar mbështetjen e plotë të Italisë, jo vetëm për liberalizimin e vizave që pritet të finalizohet në korrik të vitit të ardhshëm, por edhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.   Kryetarja e Kuvendit, në emër të saj por edhe të Kuvendit të Shqipërisë tha se mbështetja e një vendi mik si Italia mbetet shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.   Ajo e ftoi Presidentin Napolitano që gjatë vizitës së tij në Shqipëri ti adresohet deputetëve dhe të gjithë shqiptarëve me një fjalim në parlament, ftesë që u mirëprit nga Presidenti italian.   Presidenti Napolitano tha " se Italia ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një përkrahëse e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa vlerësoi gjithë arritjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit.   Kryetarja e Kuvendit shprehu angazhimin dhe vullnetin maksimal të parlamentit dhe autoriteteve shqiptare në vijimin dhe përshpejtimin e reformave në katër vitet e ardhshme për të vijuar kështu edhe më shpejt në proceset integruese.
  Në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik mes dy vendeve ndërkohë që Italia zë vendin e parë për investime në Shqipëri. Po ashtu u bisedua për mundësitë e shkëmbimit të studentëve si edhe në fushën e turizmit e të kulturës, mes Italisë dhe Shqipërisë, dy vende fqinje me një traditë të fortë miqësie.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›