E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit viziton ekspozitën e thesareve të antikitetit shqiptar, Ditët e albanologjisë.

Ditët e albanologjisë, si një kurorëzim i studimeve kërkimore e shkencore të Qendrës së Studimeve Arkeologjike sollën në mjediset e kësaj qendre një ekspozitë të thesareve të antikitetit dhe kulturës shqiptare.
 
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli së bashku me autoritete të arkeologjisë, akademikë e përfaqësues të trupit diplomatik vizituan këtë ekpozitë të veçantë të
vëzhgimeve arkeologjike që  nxjerrin në dritë fakte të qytetërimit shqiptar në shekuj.
 
Kryetarja e Kuvendit vizitoi me rradhë pavionet e periudhave historike, duke vlerësuar hulumtimin dhe promovimin e gjurmëve historike, të trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë më të qenësishme të identitetit shqiptar.
 
Shtresimet e antikitetit shqiptar paraqitur në stendat e ekspozitës përmes zbulimeve të shumta arkeologjike, objekte, qeramika, terrakota, apo zbukurime që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve, shoqëruar edhe me ekspozimin e veshjeve tradicionale të krahinave të ndryshme të Shqipërisë, risollën në vëmendje përmes kësaj ekspozite, traditën, historinë  dhe kulturën e lashtë unike shqiptare.
 
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›