P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, ″PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË″, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PëR
DISA SHTESA E NDRYSHIME Në LIGJIN NR. 9920, DATë 19.5.2008, ″PëR PROCEDURAT TATIMORE Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë″, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, ″Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë″, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas shkronjës “dh”, të pikës 3, të nenit 16, shtohet shkronja “e”, me këtë përmbajtje:
“e)investigimi i brendshem antikorrupsion.”.
Neni 2
Në nenin 40 bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
1. Titulli ndyshohet dhe zëvendësohet me:
“Regjistrimi i personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe jotregtare”.
2. Në fund të pikës 4, shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:
“Për personat, “të vetpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulant” dhe “kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie”, regjistrimi për pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore ose çregjistrimi i tyre kryhet nga organet tatimore, sipas një procedure të veçantë, të përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave.”.
Neni 3
Pas pikës 5, të nenit 65, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje.
“6. Këshilli i Ministrave përcakton afatet kohore për dorëzimin e deklaratave tatimore e të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike.”.
Neni 4
Pika 8, e nenit 68, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Shuma e detyrimit tatimor, e detyrueshme për t’u paguar, sipas deklaratës tatimore, me vlerë deri në 100 (njëqind) lekë, vlerësohet si detyrim me vlerë zero dhe për shuma të tilla nuk bëhet vlerësim tatimor nga administrata tatimore.”.
Neni 5Pas nenit 105 shtohet neni 105/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 105/1
Struktura dhe funksionet e Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion)” dhe të njësive të hetimit tatimor
1. Drejtoria e Investigimit te Brendshëm (Antikorrupsion) dhe njësitë e hetimit tatimor janë struktura të specializuara zbulimi, hetimi dhe zbatimi në administratën tatimore qendrore.
2. Drejtoria e Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion) dhe njësitë e hetimit tatimor kanë si mision parësor:
a) parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprimeve të administratës tatimore, të cilat mund të përbëjnë vepra penale;b) mbledhjen e informacionit nga burime të ndryshme, për veprimtaritë e punonjësve të administratës tatimore qendrore, të cilat mund të përbëjnë vepër penale;c) bashkërenndimin e punës me prokurorinë, si hallkë ndërmjetëse, për vazhdimin e plotë të hetimit;ç) shërbimin, si pikë kontakti, ndërmjet administratës tatimore dhe institucioneve të tjera, që kanë si funksion luftën ndaj korrupsionit.
3. Punonjësit e Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion) gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore.
4. Punonjësit e Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion) dhe ata të njësive të hetimit tatimor, që ushtrojnë funksionet e parandalimit, të zbulimit, ndjekjes dhe hetimit të plotë të veprave korruptive, pajisen me armë, në përputhje me legjislacionin e fushës. Miratimi i lejes jepet nga Ministria e Brendshme, vetëm pas autorizimit të leshuar nga ministri i Financave.
5. Detyrat dhe funksionet e Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion) dhe të njësive të hetimit tatimor miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 6
Pas pikës 4, të nenit 111, shtohet pika 5, me këtë përmbajtje :
“5. Gjobat e vendosura për shkelje administrative, që lidhen me një detyrim tatimor, nuk mund të kalojnë 100 % të detyrimit tatimor.”.
Neni 7
Në nenin 114 bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
1. Në pikën 1 fjalët “ ... më e vogël se 10 000 lekë dhe ...” hiqen.
2. Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Kjo gjobë zbatohet edhe ne rastet kur tatimpaguesi ndryshon deklaratën fillestare, sipas kërkesave të nenit 67, të këtij ligji.”.
Neni 8
Në pikën 1, të nenit 115, fjalët “ ... më e vogël se 10 000 lekë dhe ...” hiqen.
Neni 9
Neni 119 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 119Mosdeklarimi i të punësuarve
Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit, rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën 24 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, kur është subjekt i biznesit të vogël, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë, për biznesin e madh me TVSH, për çdo rast mosdeklarimi.”.
Neni 10
Neni 122 ndryshohet, si me poshtë vijon:
“Neni 122
Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale, për lëshimin e kuponave fiskalë e të biletave
1. Tatimpaguesi, person, juridik ose fizik, tregtar, dënohet në rast se:
a) nuk instalon pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë:i. herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, për të cilën është përcaktuar një afat vendosjeje deri në 10 ditë pune, me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë;ii. herën e dytë,të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, pas mosrespektimit të afatit të parë10-ditor, e kur për këtë pajisje është përcaktuar një afat vendosjeje tjetër deri në 10 ditë, pas vendosjes së gjobës së parë, sipas shkronjës ”i”, me gjobë, në masën 500 000(pesëqind nijë) lekë;iii.pas kësaj periudhe, sipas shkronjës”ii”, me pezullim të veprimtarisë deri në 6 muaj;iv. në rastet e mosvendosjes së pajisjes fiskale, me mbyllje të plotë të veprimtarisë.
b) nuk lëshon kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, për çdo rast:
i. për herën e parë, me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë;ii. për herën e dytë, me gjobë, në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë;iii. për herën e tretë, me mbyllje të veprimtarisë për 6 muaj;
c) lëshon një biletë, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj për kuponin tatimor, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;ç) lëshon kupon tatimor, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e çmimit të afishuar, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;d) nuk afishon në një vend të dukshëm një poster, që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit, për të kërkuar kupon tatimor, me gjobë, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë;dh) nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimor në mjedisin e ofrimit të mallrave apo të shërbimeve, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë)lekë;e) nuk bën faturë për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve të ofruara, me dënim sipas përcaktimeve të nenit 124, të këtij ligji;ë) nuk mban libër llogarie për qarkullimin e kryer të mallrave, me dënim sipas përcaktimeve të nenit 118, të këtij ligji;f) nuk merr me qira apo nuk regjistron pajisje fiskale rezervë, në rastet kur ky ligj e parashikon si detyrim, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;g) nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë)lekë:gj) nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë)lekë.
2. Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljeve të parashikuara në këtë nen bëhen nga organet tatimore të juridiksionit, ku tatimpaguesi ushtron veprimtarinë ose kryen shkeljet.
3. Moslëshimi i biletave të shërbimit me vlerë të parashtypur, të përdorura në sektorë të ndryshëm si, transport, turizëm, art, kulturë, etj dënohet me gjobë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo biletë.”.
Neni 11
Në nenin 123 bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
1. Titulli i nenit ndryshohet dhe zëvendësohet me “Dënimet për shoqëritë e autorizuara dhe të paautorizuara”.
2. Pas pikës 1 shtohet pika 2, me këtë përmbajtje:
“2. Subjektet tatimpaguese, të cilat tregtojnë apo mirëmbajnë pajisje fiskale te subjektet e tjera tatimpaguese, pa qenë të licencuara nga ministri i Financave, dënohen me gjobë, në masën 1 000 000 (një milion) lekë, ndërsa shoqëritë, që blejnë dhe përdorin pajisje të tilla fiskale, dënohen me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe sekuestrim të pajisjes fiskale.”.
Neni 12
Pas pikës 2, të nenit 127, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje.
“3. Në rast se organet tatimore kanë të dhëna të besueshme se tatimpaguesi fsheh informacione për gjendjen e tij ekonomike-financiare, organet tatimore kanë të drejtë t’ia sekuestrojnë dokumentacionin, pajisjet, kompjuterike dhe fiskale, dhe mjete të tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij.”.
Neni 13
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E TA R I
JOZEFINA TOPALLI11/12/2009
Votoni per projektligjin
PO: JO: