E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER NJË SHTESE NË VENDIMIN NR.1151, DATË 25.11.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANT˔

V E N D I M
PëR
 
NJë SHTESE Në VENDIMIN NR.1151, DATë 25.11.2009,
Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KRIJIMIN DHE PëRDORIMIN E FONDIT Të VEçANTë” 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.8549,         datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487,      datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
 
Pas pikës 6, të vendimit nr.1151, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:
 
“6/1. Përjashtimisht, për vitin 2009, fondi i veçantë i planifikuar  të përdoret vetëm për shpërblimin, deri në 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, për të gjithë punonjësit mbështetës, pozicionet e të cilëve nuk kërkojnë, detyrimisht, arsimin e lartë, dhe që paguhen sipas sistemeve me 10, 14 dhe 22 klasa, ndërsa, deri në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të gjithë punonjësit e tjerë.”. 
 
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
                                                  SALI  BERISHA16/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›