E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e LDGSH-se takon grate e Diaspores

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi organizoi ne Tiranë një pritje në nder të pjësëmarrëseve në Kongresin e Parë të Gruas Shqiptare Mbarëkombëtare, të thirrur nga Rrjeti Global i Gruas Shqiptare.

Znj. Vokshi vlerësoi angazhimin e grave shqiptare në Diasporë për promovimin e imazhit të Shqipërisë, duke përcjellë vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare.

Duke theksuar aktivizimin e tyre në fuqizimin e rolit të gruas shqiptare , deputetja Vokshi tha se Shqiperia ka avancuar ne të drejtat politike dhe ekonomike të grave. Deputetja Vokshi deklaroi se përfaqësimi i grave dhe vajzave në Parlamentin shqiptar është rreth 17 % , punësimi në administratë 65 %, dhe se 27 % e bisneseve drejtohen nga gratë.

Gjatë bisedave me përfaqësueset e organizatave të grave shqiptare qe veprojne nëper Bote dhe në trevat shqiptare, Kryetarja e LDGSH, znj. Albana Vokshi tha se cështja e të drejtave të grave dhe vajzave duhet të kapërcejë axhendat politike dhe kufijtë natyralë që prezenca e tyre të jetë më e madhe edhe në vendimmarrje.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është forum i Partisë Demokratike të Shqipërisë që ka degë të saj në të gjithë vendin dhe numëron mbi 15 mijë anëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›