Kroacia me kemben e mbare
Vëmendja më e madhe ditën e sotme ishte e përqëndruar tek superndeshja Spanjë-Itali, por ndeshja e mbrëmjes mes Kroacië dhe Irlandës prodhoi më shumë gola.
Kroatët fituan 3-1 ndaj irlandezëve dhe kjo ishte një fitore e merituar e skuadrë së drejtuar nga trajneri Sllaven Biliç, sukses që i jep shpresë se kalimi i turit është i mundshëm edhe në këtë grup jashtëzakonisht të vështirë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi shpejt, që në minutën e 3-të, kur Mario Manxhukiç shënoi me kokë pas krosimit të ardhur nga Darijo Srna.
Barazimi irlandez nuk vonoi, ai u shënua në minutën e 19-të nga Kevin Dojl gjithashtu me kokë pas një goditjeje dënimi.
Por, pikërisht në fund të pjesës së parë, Kroacia kaloi sërish në epërsi me anë të sulmuesit Jelaviç, pas një gjuajtjeje të lëshuar nga Luka Modriç.
Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, kroatët goditën për herë të tretë dhe ishte sërish Manxhukiç. Sulmuesi i Volfsburgut realizoi edhe një herë me kokë, ndërsa topi goditi më parë traun për të përfunduar në rrjetë.
Kroacia është tashmë një realitet i futbollit europian sepse në 5 Europianët e fundit, kroatët nuk kanë qenë në finale vetëm një herë. Madje, kjo është pjesëmarrja e tretë radhazi.
Pas paraqitjes shumë të mirë në Euro 2008 dhe një eleminimi fatkeq në çerekfinale ndaj Turqisë, ndoshta skuadra e trajnerit Biliç do të synojë të shkaktojë të papriturën për të lënë jashtë Europianit një nga dy të mëdhatë e grupit, Spanjën ose Italinë.
Irlanda nuk kishte pësuar më shumë se një gol në 14 ndeshjet përpara kësaj, por për fat të keq mbrojtja e Trapatonit u dorëzua pikërisht në momentin më të rëndësishëm.
Kjo është paraqitja e parë e Irlandës në finalet e një kampionati europian që nga viti 1988, kur bëri një prezantim shumë të mirë, ndërsa kjo humbje i zbeh shanset që ekipi i Trapatonit të kalojë në çerekfinale, pasi ndodhet në një grup tepër të vështirë, bashkë me Spanjën dhe Italinë.