Presidenti sot takimi i dyte Berisha-Rama ne prani te Metes
Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama do të takohen sonte rreth orës 19.00 tek kryesia e kuvendit. Përpjekja e dyte per nje president konsensual mes Rames dhe Berishes vjen një javë pas takimit të parë, i cili ishte pa rezultat dhe një ditë para votimit të raundit të katërt për Presidentin.
Takimi i sotëm, ndryshe nga takimi i parë do të zhvillohet edhe në prani të kreut të LSI-së Ilir Meta, ndërsa Rama do të shoqërohet nga Gramoz Ruçi dhe Berisha nga Astrit Patozi.
Takimi i sotëm është vendimtar për sa i takon arritjes së konsensusit mes dy kampeve politike në mënyrë që një kandidaturë e dakordësuar mes dy palëve të mund të marrë të hënën shumicë të cilësuar votash. Në të kundërt, ashtu siç e përcakton dhe kushtetuta, kandidati fitues për postin e presidentit të Republikës në këtë raund të katërt cilësohet edhe ai që merr 71 vota.
Rreth 30 minuta para këtij takimi të rëndesishem Kryeministri Berisha do të takohet edhe me aleatët e tij të koalicionit qeverisës, Meta, Idrizi dhe Alibali. Ndërsa me Fatmir Mediun kryeministri do të komunikojë me telefon, pasi ai ndodhet në Itali dhe tryeza e PR-së do të përfaqësohet nga Neritan Alibali.
Në tre raundet e para nuk është zhvilluar votim pasi nuk ka pasur asnjë kandidaturë zyrtare. Ndërsa z. Xhezair Zaganjori, kandidati për President i propozuar ne menyre konsensuale nga maxhoranca, u tërhoq nga gara pasi nuk gjeti konsensusin edhe të opozitës në tre raundet e para të votimit. Partia Socialiste nuk pranoi të mbështeste kandidimin e Xhezair Zaganjorit, duke e cilësuar atë si zgjedhje të njëanshme nga mazhoranca. Ndërkohë PS nuk ka propozuar as edhe një kandidat të vetëm nga ana e saj për këtë post, duke deklaruar se opozita është pakicë.