E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Taci: Drejtesia te mos ndikohet

Akuzat ndaj biznesmenit Rezart Taci, per dhunimin e gazetarit Mero Baze jane konsideruar te pabaza dje nga zedhenesi i grupit "Taci Oil", Milton Nushi i ka konsideruar te pabaza, duke theksuar se, kjo eshte nje perbaltje e qellimshme e figures se tij, per te sulmuar biznesin qe ai zoteron. Permes nje takimi me median, zedhenesi i "Taci Oil" ka shprehur besimin se, drejtesia do te marre vendimin e duhur per kete ceshtje, ndersa ka kerkuar qe organet e drejtesise te mos ndikohen nga grupet, qe sipas tij, perbalten Rezart Tacin per interesa te uleta. Presidenti i "Taci Oil", Rezart Taci u vetedorezua pasditen e djeshme ne polici, pas dhenies se mases se arrestit ne mungese "burg pa afat" nga Gjykata e Tiranes, per konsumim te vepres penale te "goditjes per shkak te detyres e kryer ne bashkepunim". Ngjarja ndodhi mbremjen e se henes ne nje nga lokalet e ish-Bllokut, kur gazetari Mero Baze, u dhunua sipas tij dhe kolegeve gazetare qe e shoqeronin, nga Rezart Taci dhe truprojat e tij. Policia ndaloi dy truprojat menjehere pas denoncimit te Bazes, ndersa shpalli ne kerkim Rezart Tacin. Gjykata dha masen e arrestit "burg pa afat" per 2 truprojat dhe Tacin, ndersa ky i fundit u shfaq pak ore me pas ne shoqerine e avokatit te tij mbrojtes ne ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise duke deklaruar se eshte i hapur per cdo hetim. Taci deklaroi per mediat se situata e krijuar eshte vetem strategji e nje lufte ndaj biznesit te tij, duke hedhur poshte akuzat e gazetarit Baze per konflikt fizik me te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›