E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka, shpëtimtari i Brazilit përballë një Egjipti befasues

Pas barazimit modest 0-0 mes Afrikës së Jugut e Irakut dhe stërvitjes së Spanjës me Zelandën e Re, Kupa e Konfederatave për pak sa nuk shënoi edhe surprizën e parë në të parën ndeshje të vërtetë. Brazili dhe Egjipti luajnë 90 minuta emocionuese dhe me lojë plot vizion. Gjithçka ka ardhur për meritë të kampionëve të Afrikës, të cilët i janë përgjigjur "plumb për plumb" lojës së amerikano-jugorëve, pa demonstruar asnjë lloj kompleksi inferioriteti. "Seleçao" vuan shumë ndaj egjiptianëve. Kaka shënon i pari, por barazon Zidan. Luis Fabiano e Juan çojnë në 3-1 rezultatin. Ndërsa në pjesën e dytë ndodh një "black-out" i pashpjegueshëm i yjeve brazilianë, të cilët janë të pafuqishëm. Më pas vijnë dhe golat e Shavki dhe sërish Zidan për barazimin 3-3. Në fund një penallti në kohën shtesë e madrilenit të ri Kaka (pasi Al Muhamadi ndali me krah një gjuajtje të Lucios, por arbitri Ueb nuk e pa, ndaj ia sinjalizuan me mikrofon) ka shpëtuar skuadrën e Dungës, duke i dhuruar asaj fitoren dhe duke shmangur edhe kritikat e gatshme të shtypit brazilian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›