MTKRS hap zyrën e shërbimeve turistike
Për herë të parë pas 20 vjetësh në Tiranë dhe 8 qarqe të Shqipërisë në pragun e sezonit turistik është hapur zyra e shërbimeve turistike nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Në formë festive ministri Ferdinand Xhaferraj ka përuruar këtë institucion që përmes tre funksioneve do t'i shërbejë turistëve vendas dhe të huaj.
Kjo zyrë e drejtuar në nivel qarku nga Benard Tërkuçi, me 3 punonjës në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës e vetëm 1 për secilin nga 6 qarqet tjera i ofron vizitorëve dhe publikut statistika mbi frekuentimin e qendrave kulturore dhe objekteve muzeale në përgjatë sezonit, mundëson dhënien e informacioneve për vendet e preferuara dhe cilësinë e shërbimeve pritëse si hotelet, hanet apo restorantet si dhe përmes një rregulloreje dhe një formulari do ti përgjigjet ankesave të turistëve mbi cilësinë e shërbimeve turistike në Shqipëri. Pritet që kjo zyrë të shtrihet edhe në qarkun e Elbasanit, Fierit dhe Dibrës.