E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nderon me urdhrin "Mjeshtër i Madh" Agron Llakajn



Vijon nderimi në gjallje i artistëve shqiptarë të njohur në sferën e komedisë nga Presidenca.
Presidenti i Republikës, Prof.Bamir Topi nderoi me Urdhrin "Mjeshtër i Madh", artistin e shquar Agron Llaka, në një ceremoni zyrtare të organizuar në mjediset presidenciale, në praninë e personaliteteve të artit e humorit si miq, kolegë, e familjarë të aktorit, zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikollë Lesi si dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit.

Pasi shprehu mirënjohjen e veçantë për Presidentin e Republikës zoti Agron Llakaj vuri në dukje se ky titull vjen në një moment të veçantë të karrierës artistike duke besuar se do të jetë pjesë e atij angazhimi të ardhshëm, jo vetëm të tijin, por të gjithë artistëve shqiptarë në rrugëtimin e përbashkët sa artistik dhe qytetar për të gjithë popullin tonë.

Në shenjë vlerësimi e respekti të veçantë, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit Kryetari i Shtetit i dorëzoi zotit Llaka urdhrin e lartë me motivacionin: "Për kontribut të shquar dhe nivel të lartë interpretativ në krijimin e shumë personazheve artistikë të realitetit shqiptar, të krijuara falë talentit dhe mjeshtërisë së spikatur të këtij autori."

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›