Bode:Borxhi publik nën nivelin e eurozonës

Ministri iFinancave Ridvan Bode i kundërpërgjigjet opozitës lidhur me borxhin publik ndërsa deklaron se borxhi publik është poshtë nivelit mesatar të eurozonës. Deklaratën ministri Bode e bëri gjatë një konference për shtyp ku pasqyroi të gjithë situatën ekonomike të vendit.
Ministri Bode tha gjithashtu se 2010 parashikon jo vetëm stabilitet por edhe rritje ekonomike në nivele të kënaqshme.
Ministri Bode në konferencën për shtyp ka vënë në dispozicion për të gjithë, të gjitha dokumentet që ministria e financave disponon për treguesit ekonomikë të Shqipërisë.