E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryqi i Kuq dhe Fondacioni Vodafone Albania se bashku ne Diten kunder Urise

Tirane 16 tetor NOA - Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Fondacioni Vodafone Albania se bashku per rritjen e ndergjegjesimit publik ne Diten Boterore kunder Urise.

Kryqi i Kuq Shqiptar vijon traditen e pervitshme te organizimit te nje fushate sensibilizuese dhe ndihmuese ne kuader te 17 Tetorit Dites Boterore kunder Urise me sloganin Mendoni per ata qe nuk jane si ju.

Me mbeshtetjen e Fondacionit Vodafone Albania kjo fushate sensibilizuese do te shtrihet ne te gjithe territorin e vendit dhe synon qe te aktivizoje kontributin e qytetareve e sidomos te biznesit per te ndihmuar nje numer prej rreth 5.000 perfituesish qe jane njerez ne nevoje te moshuar te vetmuar dhe familje ne veshtiresi ekonomike ne te gjithe vendin.

Kjo fushate synon te nxise publikun e gjere dhe ne menyre te vecante rinine qe te solidarizohen me njerezit qe jane ne nevoje si dhe te ndikojne sadopak ne permiresimin e gjendjes ne te cilen ata ndodhen. Ndergjegjesimi i komunitetit po realizohet nepermjet transmetimit te spotit per kete veprimtari dhe shperndarjes se materialeve promovuese nga vullnetaret e KKSH.

Fushata ka gjetur mbeshtetje nga shkollat 9-vjecare dhe te mesme ne te gjithe vendin nxenesit e te cilave po kontribuojne ne ndihme te me nevojtareve.

Dita Boterore e Urise e ka fillesen ne vitin 1999. Ne kete vit Kryqi i Kuq Polak zhvilloi nje fushate mjaft te suksesshme te cilen e quajti Dita kunder Urise.

Kjo fushate u bazua ne idene origjinale te Kryqit te Kuq Finlandez qe 17 Tetori te jete Dita Nderkombetare e te Ushqyerit dhe e Luftes kunder Urise.

Ne vitin 2002 8 shoqata te Kryqit te Kuq te rajonit te Europes Qendrore dhe Juglindore nder te cilat dhe Kryqi i Kuq Shqiptar organizuan Fushaten e Dites kunder se Urise. Numri ne rritje i vendeve qe bashkohen me kete fushate me nje larmi gjithmone e me te madhe te aktiviteteve tregon rendesine qe shoqatat e Kryqit te Kuq i japin vit pas viti kesaj veprimtarie.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/32447-kryqi-i-kuq-dhe-fondacioni-vodafone-albania-se-bashku-ne-diten-kunder-urisetitleKryqi i Kuq dhe Fondacioni Vodafone Albania se bashku ne Diten kunder Urisetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›