Zygmut Bauman Fati vetjak
Nuk eshte e lehte te degjosh emrin e nje mendimtari te tille e te rrish indiferent ndaj asaj qe mund te thote edhe pse paraprakisht ndiej se gjendja shqisore nuk me frymezon shume besim se do te jem i perqendruar ne ate qe do te thote. Te dish nuk do te thote te kuptosh.
Nderkohe kam si nje parandjenje thellesisht intime se ajo qe kam per te degjuar nuk do te me beje shume te lumtur. Nuk e di se sa hyn tema e dashurise ne ate te fatit por me besoni eshte krejt e lehte ti bejme gjerat te futen dhe atje ku duket sikur eshte e pamundur te futen. Keto jane ligjet e erreta qe qeverisin natyren e njerezve te cilet duan te mposhtin epshin nepermjet punes se rende.
Nderkohe fatkeqesisht meqe jemi ne temen e fatit zbuloj prej ketij plakushi qe quhet Zygmut Bauman i cili ne te vertet po citon Seneken se fati shkon tek ata qe jane gati ta mirepresin.Thene me sakte fati na ndihmon te shmangim rastesine e se perditshmes. Thene ndryshe une si shume te tjere bashke me D.l. jemi te djegur qe ne nisje.
Sa eshte e vertete kjo ndash pyet Bauman.
Leksioni
Elementet qe karakterizojne fatin
anuk eshte e mundur te parashikohet
b eshte nje gjendje minimizuese gati turperuese ndaj njeriut sepse lind nga pamundesia
Gati dyqind-treqind vjet me pare perendesha e fatit nisi te perndiqej ne mbare Evropen e cila tashme kishte arritur nje fare koncentrimi te pushtetit ekonomik kulturor dhe politik.
Ne te njejtat vite ndodh e ashtuquajtura Fatkeqesia e Lisbones e cila do ndryshoje rrenjesisht botekuptimin mbi marredheniet e njeriut si me natyren ashtu dhe me llojin e tij mundesite qe ka njeriu ne kuptimin e fenomeneve te ndryshme parandalimin e rreziqeve natyrore mundesine e njohjes se realitetit.
Jemi ne kulmin e iluminizmit e pergjigjja ndaj nje fatkeqesie te tille detyrimisht duhet te ishte iluministe dalje nga gjendja e minoritetit sic thoshte Kanti ndricimi ndaj forcave te erreta. Nje mendim i tille ishte tipik i mendimit grek ndaj iluminizmi duhet te bente me teper edhe pse ne te vertete nuk beri gje tjeter vecse rriti dozen e paqartesise.
Shembull i perkryer i dhenies se nje pergjigjeje eshte Volteri i cili bashke me Heraklitin dhe Luterin perbejne treshen e pare pesimiste qe ka njohur mendimi perendimor. E imagjinoni vete se cila eshte pergjigjja Kandidi ose mbi optimizmin veper e cila ne te vertete eshte trajtimi i nje gjeniu qe hedh pluhur ne syte e atyre qe nuk shikojne Te jetosh ne menyren me te mire te mundshme ne nje bote qe eshte e qeverisur prej rastesise prej iluzioneve.
Sduhet harruar se pervec mangesive te cilat jane gati subjektive iluminizmi perben hapin e dyte drejt tejkalimit te konceptit te se rastesishmes. Per here te dyte njeriu mendon se mbase duhet ta njohim natyren realitetin ne vend qe te veprojme ne menyre te rastesishme sipas qejfit. Them per here te dyte sepse te paret qe e menduan ishin mendimtaret greke te cilet mendonin se cdo e keqe qe ndodh eshte efekt i paaftesise sone per te kuptuar i panjohurise ndaj fenomeneve dhe shkaqeve qe sjellin ne fatkeqesite e ndryshme.
Ne kohen e Volterit dhe Rusoit ishin akoma iluzionet dhe shpresat qe qeverisnin shpirtin e njeriut paqartesite mbi fatin e tij dhe shoqerise ishin epiqendra e trajtimeve si filozofike ashtu dhe politike. Madje divergjencat mes tyre mbi natyren e njeriut dhe menyren se si duhej te qeverisej kane qene nje nga debatet me te zjarrta te iluminizmit. Te dy mbahen si paraardhesit e revolucionit francez vecse Volteri nuk e perkrahu kurre demokracine ndryshe nga Rusoi qe ishte babai i demokracise se drejtperdrejte.
Duke bere nje hap shume gjigant kalojme ne ditet bashkekohore ku nje tjeter forme e perceptimit te realitetit dhe natyres se gjerave po zinte rrenje ajo e menyrave te reja xhestionale. Ideja eshte nese ne arrijme te kuptojme realitetin duke vepruar duke sistemuar ne menyre racionale cdo hap te jetes sone atehere ne jemi ne gjendje te racionalizojme dhe raportin tone me natyren duke projektuar cdo veprim me ndihmen e njohjes se shkaqeve.
Pra nese arrijme te kuptojme realitetin natyren ndoshta arrijme dhe te permiresojme gjendjen tone.
Ne ditet e sotme - thote Bauman - nuk eshte dhe aq paaftesia ndaj shkaqeve sesa paparashikueshmeria e fenomeneve qe na ndodhin perreth pra eshte me teper natyra aksidentale e gjerave qe ndodhin e cila eshte pjese perberese e rendesishme e tyre me teper se nje pakuptueshmeri jona. Eumlshte kjo ajo qe na karakterizon ne krahasim me greket apo me iluministet ne nuk kemi iluzione dhe jemi te vetedijshem se gjerat ndodhin sipas ligjeve te caktuara te natyres.
Ne kete atmosfere analize Bauman ben tri pyetje te cilat karakterizojne tri epokat kryesore te botekuptimit perendimor te cilat perbejne dhe pergjigjet e ndryshme mbi fatin vetjak te njeriut
Cfare te bejme ne Greqine e lashte
Cfare duhet bere periudha iluministe
Kush duhet ta beje periudha bashkekohore
Bauman do te na thote se ne periudha te ndryshme te historise e cila eshte gjithnje e me lineare here pas here krijohen vorbulla ciklike te cilat behen epiqendra te ndryshimit te fatit te njeriut. Ne Greqine e lashte njeriu kishte si qellim kerkimin e lumturise e po ashtu shteti duhej te krijonte mundesine e te jetuarit te nje jete te lumtur dhe ne paqe. Ajo cfare te bejme eshte ne nje fare menyre ideja nene e kerkimit te lumturise dhe mireqenies vetjake ne mungese te njohurise se plote te natyres se gjerave.
Ne periudhen iluministe njeriu eshte udhehequr nga nje fare deshire per dije per te dale ne drite e per te shijuar lirine e te njohurit te natyres e cila fatkeqesisht mbeshtjell nen petkun e saj enigma te pazgjidhshme. Ne kete realitet te gjerave iluzionet e krijuara nga pamundesia i bejne vend pasigurise e cila do te sjelle shume shpejt ne ate ndjesine e hicit te ndjerit te boshllekut nihilist karakteristike e vdekjes se vlerave.
Pyetja e fundit ajo kush duhet ta beje eshte ideja kyce e bashkejeteses njerezore ne nje shoqeri qe me teper se kurre eshte nje nderthurje e perkryer mes pasigurise ndjenjes se boshllekut alienimit te vlerave dhe transformimit te tyre.
Gjeja e vetme e qarte eshte se nuk kemi me asgje te qarte dhe te sigurt. Cdo fenomen eshte i qeverisur prej paparashikueshmerise. Te ishte ndryshe njeriu do te jetonte ne nje bote me te mire. Ekziston gjithnje rreziku edhe pse shpesh mundohemi ta mbulojme me probabilitetin e te ndodhurit/mosndodhurit dhe mundesine qe ka nje gje te ndodhe sa me vone ose sa me pare. Pra ekziston rreziku dhe kemi mundesine dhe ta llogarisim por fatkeqesisht kjo sjell nje avantazh minimal aq sa nuk eshte me e leverdisshme per ne.
Ne gjithe kete analize filozofike te fatit vetjak jane edhe dy koncepte te tjera baze qe duhen vene ne relacion me te ai i pushtetit dhe i politikes. Marredhenia mes tyre dhe fatit te njeriut eshte baze e cdo forme te qeverisjes se njeriut.
Marre nga tiranacalling.wordpress.com