E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi i Kuq ndihmon 350 familje

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), në bashkëpunim me degët e Kryqit të Kuq të Kosovës, ka filluar një program të ndihmave për dimër, gjegjësisht ndihma me nga dy metra kub dru zjarri për 350 familje me qëllim që t'i mbështetë familjet skamnore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Sipas KNKK-së, këto ndihma në dru zjarri janë rezultat i një vlerësimi të nevojave të familjeve skamnore e që do të shpërndahen nga degët e Kryqit të Kuq vendor dhe vullnetarët e tyre.

Nga dy metra kub dru zjarri do t'u shpërndahen rreth 350 familjeve, kryesisht atyre me gratë kryefamiljare, të moshuarve pa mbështetje familjare dhe familjeve me anëtarë me aftësi të kufizuara, që kanë familjarë të zhdukur, thuhet në një njoftim të KNKK-së.

Beat Schneider, shef i misionit të KNKK-së në Kosovë tha se shumë familje jetojnë në kushte tejet të vështira.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›