Ksamil, mbytet në det 63-vjeçari, dyshohet për atak

Një 63-vjeçar është mbytur paraditen e sotme në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në Ksamil ku 63-vjeçari Kudret Dervishi nga Berati, me profesion avokat dyshohet se ka pësuar një atak kardiak në momentin që po lahej në det.
Trupi i 63- vjetari do dërgohet në morgun e qytetit ku do i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për zbardhjn e plotë shkaqeve të vdekjes.