Ksamil, një poligon nënujor me anije të mbytura Anija ushtarake amerikane, “Graplle” ka nxjerrë nga funddeti 2 nga 6 anijet e mbytura në ‘97-ën
SARANDE: Tanimë dy prej tyre kanë dalë në sipërfaqe, duke nxjerrë bashkë me trupat e ndryshkur edhe një pjesë historie. Gjashtë anije ushtarake shqiptare të mbytura në gjirin e Limionit, para 13 vjetësh, në vitin e mbrapshtë të 1997, më së fundi do të nxirren në sipërfaqe e më pas do të çohen në qytezën e Ksamilit.
Qëllimi është vetëm një: për zhvillimin e turizmit nënujor. Ky operacion i vështirë është marrë përsipër nga anija ushtarake amerikane, “Graplle”, e cila prej ditësh ndodhet e ankoruar në portin e mallrave, në Limion në qytetin e Sarandës. Anija ushtarake amerikane “Graplle”, që ndodhet e ankoruar prej disa ditësh në portin e mallrave në Limion të Sarandës, ka një mision sa të vështirë aq edhe të prekshëm e interesant për qytetin e turizmit. Do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit nënujor në Sarandë. është pikërisht zhvillimi i turizmit nënujor edhe tek ne, arsyeja e ardhjes dhe e ankorimit prej disa ditësh e anijes “Graplle” në Sarandë. Tanimë edhe projekti është i qartë. Mësohet se anijet e mbytura që prej 13 vjetësh në gjirin e Limionit në Sarandë, përmes një operacioni të sofistikuar nga polombarë të anijes ushtarake “Graplle”, do të nxirren mbi ujë, do të bëhen të lundrueshme dhe pas kësaj, do të zhvendosen drejt bregdetit të Ksamilit. Atje anijet sërish do të futen në ujë, në një poligon zhytjeje, të ngritur enkas, për t`i shërbyer mandej turizmit nënujor. Anijet e mbytura në gjirin e Limionit, si katërsilirues, katri i radës, katri i kufirit dhe dy gjuajtës të vegjël, mësohet të jenë fundosur gjatë vitit të mbrapshtë 1997. Burime të rezervuara ushtarake thonë se anijet e mbytura, dikur pjesë e flotës shqiptare, janë klasifikuar si të dala jashtë formacionit luftarak. Kështu që ato, sipas projektit, do të shërbejnë tanimë, si resurs turistik. Mësohet se vite më parë një përpjekje e forcave detare greke për të kryer të njëjtin mision, atë të nxjerrjes së anijeve ushtarake shqiptare mbi sipërfaqe, ka dështuar. Por kjo nuk po ndodh me amerikanët, të cilët nga operacioni i këtyre ditëve në Sarandë, kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy prej anijeve të mbytura dhe çuarjen e tyre në poligonin e zhytjes në Ksamil. Prania e anijes “Graplle” këto ditë në Sarandë është në kuadër të koordinimit të forcave detare shqiptare dhe flotës amerikane.