E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIER/ Përplaset me motor, vdes 70-vjeçari



FIER – Aksidenti i radhës në Fier i merr jetën një 70-vjeçari. Ferit Ferko, i cili po udhëtonte me motor në aksin Fier-Seman. Burime të policisë bënë të ditur se mjeti ka dalë nga rruga papritur, duke bërë që nga goditja e fortë, Ferko të humbë jetën. Policia rrugore mbërriti në vend për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Dyshohet se drejtuesi i motorit ka humbur fillimisht kontrollin, për të përfunduar jashtë rruge. Vdekja në aksident e Ferit Ferkos shënon viktimën e tretë brenda 3 ditësh në qarkun e Fierit, ndërsa janë plagosur 6 persona. Ky qark ka regjistruar numrin më të madh të viktimave në shkallë vendi, që nga fillimi i muajit gusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›