Spiuni rus: Dua të rimarr identitetin fals
Mikhail Vasenkov, një prej dhjetë spiunëve rus që u arrestuan në SHBA dhe u kthyen në Rusi pas një pakti shkëmbimi, kërkon sërish identitetin e tij të rremë. I pritur nga Kryeministri rus, Vladimir Putin si hero, Vasenkov dëshiron të kthehet në Peru, ku që prej vitit 1976 ka marrë emrin Juan Lazaro. Dikur ka jetuar në Siberi, por misionet e kanë çuar në Amerikën Jugore dhe Nju Jork. FBI e ka zbuluar dhe e ka ridërguar në vendin e tij, Rusi. Por ai dëshiron të kthehet në Peru ku e pret gruaja e tij, Vicky Pelaez, një reportere për televizionin peruan, që është martuar me Juan lazdron prej 25- vjetësh dhe kanë një djalë 17- vjeçar. Juan Lazaro ka mbërritur në Lima në mars të vitit 1976 me një letër prezantimi të një shoqërie spanjolle duhani. Në dokumente është shkruar se ai ka lindur në Uruguai. Por ishte 007 nga Rusia dhe identiteti i tij i ishte vjedhur një fëmije që kishte vdekur në moshën tre vjeçare.