Alarm për një tjetër impiant nuklear, sot takim emergjent në Moskë Rusi, dyfishohet vdekshmëria, i nxehti më i rëndë në një mijë vjet
“Rusia po kalon të nxehtin më të keq që ka goditur vendin në një mijë vjet”, - kështu raportoi drejtori i shërbimit metereologjik rus, Aleksandr Frolov.
“As ne, as paraardhësit tanë nuk kanë qenë dëshmitarë të një fenomeni të tillë në njëmijë vjet, që nga themelimi i vendit tonë. është një rast pa precedentë në arkivat tona”, - tha ai në televizion. Ndërsa shkalla e vdekshmërisë në kryeqytetin e Rusisë pothuajse është dyfishuar pas të nxehtit të paparë, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Kreu i departamentit të shëndetësisë, Andrei Selcovski, tha se mesatarja në ditë ishte nga 360 deri 380 vdekje. Selcovski tha se numri i të vdekurve në një ditë “tani është rreth 700”. Komentet e tij ishin të parat zyrtare në lidhjen mes vdekshmërisë dhe temperaturave të larta gjatë muajit të fundit në Rusi. Autoritetet ruse dje shpallën gjendje alarmante për një tjetër impiant për trajtimin e mbetjeve nukleare në Urale, për shkak të afrimit të zjarrit në këtë zonë. Sot është lajmëruar një takim emergjent për të koordinuar iniciativat e ndihmës. Qendra ndodhet në rajonin Cheliabinsk, 2.000 km larg Moskës. Metereologët në Moskë besojnë se edhe i nxehti i madh në Rusinë qendrore, shirat e rrëmbyeshëm në Europën qendrore dhe përmbytjet e rrëshqitjet e dheut në Indi e Pakistan, kanë lidhje mes tyre. “Bllokimi i anticiklonit, që është krijuar në Rusinë europiane, nuk lejon që masat e ajrit të lëvizin, ka një efekt të drejtpërdrejtë në shirat dhe përmbytjet në Europë, Indi e Pakistan”, - tha Frolov, duke shtuar se kjo është një zonë e presionit dhe motit të nxehtë, që arrin deri në 15 km mbi Tokë. Sipas tij, kjo është pjesë e një sistemi më të përgjithshëm të qarkullimit planetar, e cila krijon ende disa dinamika, duke shkaktuar mot shumë të nxehtë në Rusi, anormali në Europën perëndimore dhe përmbytje nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujërave në shumë vende.