Ronaldinjo: Dua të luaj deri 41 vjeç
Zërat për largimin e tij të mundshëm nga futbolli ishin thjesht thashetheme. Me kalimin e javëve Ronaldinjo po rilind, përgatit asist dhe shënon gola, por mbi të gjitha ka gjetur vazhdimësinë në paraqitje. Braziliani tregon krizën dhe rikthimin në nivele të larta dhe zbulon objektivin: "Dëshiroj të luaj futboll deri në moshën 41-vjeçare, ashtu si Maldini".
Ronaldinjo, golin kundër Realit të Madridit e festuat duke parë nga qielli: sepse ishte fundi i një momenti të vështirë?
Jo, veprova në këtë mënyrë, sepse kështu e mendova. Jam katolik, por nuk shkoj rregullisht në kishë.
Në harkun e 15 ditëve, sezoni juaj dhe i Milanit ndryshoi…
Kjo ndodhi menjëherë pas fitores në "Santiago Bernabeu". Aty fituam besim te forcat tona. Tashmë duhet të marrim rezultat pozitiv edhe me Lacion, për ta mbyllur sa më mirë këtë bllok ndeshjesh, përpara pushimit: duke u stërvitur do të përmirësohemi edhe më shumë.
Aq sa mund të trembni edhe Interin?
Duhet të provojmë që t‘i afrohemi Interit. Ky është një moment i rëndësishëm në historinë e Milanit.
Ndoshta për faktin se po luani me një skemë mjaft sulmuese?
Skuadra ndryshoi trajnerin pas shumë vitesh, po ashtu ndryshoi edhe mënyra e lojës. Sot të gjithë shohin një Milan tjetër. Nëse do të vazhdojmë të paraqitemi mirë, për këtë grup futbollistësh dhe për trajnerin mund të hapet një cikël i ri. Më pëlqen që po luajmë në këtë mënyrë.
Natyrisht: Ançeloti nuk ju aktivizonte, madje fillimisht nuk luanit as me Leonardon…
Në stol isha… i lumtur. Tani zbavitem në fushë, mund të bëj gjërat që dashuroj më shumë: driblime, pasime, asiste.
Harruat golat?
Para së gjithash unë jam një lojtar që jep asiste. Kur një shok skuadre shënon pas pasimeve të mia, jam shumë i kënaqur.
Përpara një muaji nuk aktivizoheshit. Ndoshta sepse ishit më aktiv në diskoteka sesa në stërvitje?
Më bezdisin gënjeshtra të tilla. Një profesionist e ka të qartë se çfarë mund të bëjë në kohën e lirë, pa rrezikuar të ulë rendimentin e tij në fushë.
Rrezikoni të mos jeni në Botërorin 2010. Por, ju dhe Pato a mund të ktheheni në Kombëtare falë paraqitjeve me Milanin?
Objektivi im është të jem në Afrikën e Jugut. Me Dungën kam një marrëdhënie të shkëlqyer, por duhet të përqendrohem tek e tashmja. Me Paton dhe me Tiago Silvën flasim shpesh për Kombëtaren: nëse paraqitemi mirë te Milani mund të fitojmë një vend te "seleçao".
Aktualisht, cili është më i miri në botë?
Pyetje e lehtë. Është Mesi: e kam parë duke u rritur dhe nuk ka problem që është argjentinas. Në fakt, personalisht mes dy më të mirëve të të gjitha kohërave, përkrah Peles unë rendis edhe Maradonën. Vëllai im, Roberto, më ka treguar aq shumë ndeshje të tijat, saqë tashmë e kam idhull.
Në fund të karrierës e imagjinoni Ronaldinjon drejtues si Platini, apo trajner si Leonardo?
Dëshira ime është të luaj deri në moshën 41-vjeçare, ashtu si Maldini. Ndoshta, si ai, ta mbyll karrierën te Milani.