Çdo ditë "stop" kushton 83.051 euro
Plot 83.051 euro në ditë. Kaq i kushton Realit të Madridit dëmtimi i Kristiano Ronaldos. Sikurse është përllogaritur nga e përditshmja madrilene "As", duke marrë parasysh 94 milionë eurot e shpenzuara për të blerë portugezin dhe kontratën e tij prej 9 milionë euro neto në sezon, çdo ditë inaktive vlerësohet 83.051 euro. Kristiano Ronaldo nuk luan me Realin që nga 30 shtatori i ardhshëm dhe me shumë mundësi nuk do të rikthehet para fundit të nëntorit. Nëse do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për 2 muaj dhe nëse llogaria e "As" është korrekte do të flitet për një kosto më të madhe se një milion e 600 mijë euro për Realin e Madridit.