"Milani i Leos çmend Berluskonin"
Milani ka gjetur identitetin e tij dhe rezultatet nuk po mungojnë. Projekti "Leonardo" u pëlqen drejtuesve dhe vlerësimet nuk mungojnë, ku më të rëndësishmet janë ato të presidentit Berluskoni. Adriano Galiani zbuloi: "Sfida e dyfishtë me Realin nuk e ka bërë euforik, por presidentit Berluskoni i pëlqen jashtëzakonisht shumë skema ‘spanjolle‘ e skuadrës. Milani ka qenë gjithmonë i orientuar drejt lojës sulmuese dhe kemi një trajner që praktikon lojën e bukur". Më tej, numri 2 i kuqezinjve shtoi: "Jam shumë i kënaqur nga puna e Leonardos, i cili arriti të gjente një vendosje të bukur taktike. U tregua mjaft i zoti dhe emërimi i tij ishte një zgjedhje inteligjente".