"Milan s‘ma garanton Botërorin"
Botërori 2010? Është një objektiv primar, por rikthimi i Milanit mund të mos mjaftojë. Ai që e konfirmon është direkt i interesuari, David Bekham: "Eksperienca e re te kuqezinjtë nuk më jep garancinë për të luajtur në Botërorin e ardhshëm", ka thënë futbollisti britanik. Mesfushori e njeh mirë Fabio Kapelon dhe nevojat e tij. Milani mund të ndërtojë një trampolinë, por vetëm një paraqitje e mrekullueshme në Serinë A mundet ta bindë trajnerin italian ta marrë në Afrikën e Jugut. "Por do të bëj gjithçka për të shfrytëzuar shanset e mia, ka nënvizuar Bekham. Edhe pse nuk do të jetë e lehtë të largohem për 6 muaj nga familja ime".