Ksavi: Guardiola ka bërë revolucion
Mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka thënë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë dhe ka shtuar se ai ka revolucionarizuar botën e futbollit me taktikat e tij. Guardiola zëvendësoi Frenk Rajkardin në stolin e trajnerit të Barcelonës në vitin 2008 dhe që atëherë ka drejtuar klubin nga “Camp Nou” në fitimin e tre titujve në La Liga, dy titujve në Ligën e Kampionëve dhe disa trofeve të tjera, që në total: 12 trofe, si askush tjetër nën drejtimin e blaugranave. “Sipas mendimit tim, ai është trajneri më i mirë në botë. Ka pak dyshime për këtë. Ai ka revolucionarizuar futbollin dhe i ka dhënë gjithçka që kemi pasur nevojë këtij klubi. Ky ekip mund të arrijë shumë nën drejtimin e Pep dhe ne të gjithë i pranojmë vendimet e tij. Askush nuk e vendosi në dyshim kur ai la në stol Buskets në Superkupën e Europës. Ne të gjithë kemi momentet tona të këqija. Madje edhe Mesi nuk mund të luajë gjithmonë. Ata që mendojnë se janë të paprekshëm nuk do të shkojnë larg nën drejtimin e Pep. Jemi të gjithë të barabartë dhe të gjithë duhet të tregojmë se meritojmë të luajmë”, ka thënë Ksavi. Guardiola e nisi revolucionin te Barcelona duke larguar nga skuadra Ronaldinjon