Berisha pret Presidentin e Asamblesë së NATO-s

Kryeministri Berisha, e falënderoi z. Lamers për organizimin në Shqipëri të konferencës “Smart Defence” si një ngjarje të rëndësishme në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimit mes vendeve të NATO-s mbi sfidat e këtij shekulli.
Lamers, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë e të shkëlqyer me qeverinë shqiptare, gjatë kësaj periudhe. Në takim u rikonfirmua vullneti i dyanshëm për konsolidimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë e NATO-s. Gjithashtu, në takim diskutuan çështje që kanë të bëjnë me punën e objektivat e misionit të ISAF në Afganistan. Zoti Lamers i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për kontributin e Shqipërisë në kuadër të këtij misioni, në mbështetje të konsolidimit të paqes e stabilitetit të popullit mik afgan. /Start/
2012-04-24 11:33