E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtroi të fejuarën dhe e bëri prostitutë, ekstradohet Kotiu



Artan CENA
TIRANË - Kishte mashtruar të fejuarën duke e çuar në Spanjë e në vende të tjera, dhe e kishte nxjerrë në rrugë që të prostituojë. Pikërisht për këto akuza është ekstraduar gjatë ditës së djeshme është ekstraduar nga Spanja në vendin tonë, Ilia Kotiu, i njohur ndryshe dhe si Artan Dautaj. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se, sjellja e tij është bërë e mundur pas bashkëpunimit mes Zyrës së Interpol Tiranës dhe Interpol Madritit. 39-vjeçari Kotiu, është i lindur në Skrapar dhe kishte dy vite që ishte në kërkim. Ekstradimi i tij është bërë nga Madridi, Spanjë drejt Shqipërisë. Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 26 shkurt 2009, kishte dhënë një vendim, duke e dënuar me 9 vite burg, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.
Historia
Ilia Kotiu, alias Artan Dautaj, ishte i shpallur në kërkim pasi më datë 24 korrik 2001, ka marrë me vete shtetasen T. Boduri, me të cilën ishte fejuar disa muaj më parë, dhe është nisur me skaf nga Vlora drejt Italisë, duke shkuar më pas në Spanjë e në Francë. Atje, Kotiu ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj shtetases T. Boduri, duke e detyruar atë të ushtrojë prostitucion në Spanjë dhe Francë, nga muaji korrik 2001 e në vazhdim. Sic është bërë e ditur, Bodurri, lindur dhe banuese në fshatin Vërtop, pas propozimit nga Artan Dautaj (emri i ndryshuar Ilia Kotiu), për të jetuar jashtë shtetit është nisur drejt Spanjës, ku Dautaj kishte qenë edhe më parë. Pas mbërritjes atje, ajo, në vend të një pune të ndershme, ashtu si edhe i ishte premtuar, është përballuar me një tjetër pune, atë të daljes në rrugë për ushtrim prostitucioni. Edhe pse sipas rrëfimit të saj në polici ky veprim është kundërshtuar prej saj, këmbëngulja dhe presioni i bërë nga Ilia si dhe thëniet e tij se kjo punë do të ishte e perkohshme dhe vetëm sa ata të siguronin një shumë lekësh për të jetuar në këtë vend, kanë bërë që ajo ti nënshtrohej si punonjëse seksi.
Ndalimi
Pas Spanjës, çifti ishte larguar drejt Francës. Dalja në rrugë për ushtrim prostitucioni nga ana e T. Bodurit ka rënë në sy të policisë franceze, e cila, pas verifikimit ka konstatuar se kjo shtetase gjithashtu ka qenë edhe pa dokumente të rregullta për të qëndruar në shtetin francez. Edhe pas mbërritjes në atdhe, 29-vjeçarja Boduri ka pasur shpresë se i dashuri i saj do të gjente sërish mundësinë që ajo të shkonte në Belgjikë, por një telefonatë e ardhur nga i dashuri i saj, ku i është thënë se ai ishte martuar me një tjetër dhe se ai nuk do të kthehej për ta marrë atë në Francë, ajo u ka treguar prindërve të saj për punën që ka bërë në vendet ku kishte qenë dhe pas humbjes së shpresës për një rikthim të mundshem, ditën e djeshme ajo ka kallëzuar të "dashurin" e saj në seksionin e Luftës Kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore.

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet Radoja
SHKODËR - Vihet në pranga një i kërkuar për tentativë vrasje. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se në orën 01:00 të mëngjesit të djeshëm si rezultat i një pune operative është bërë kapja dhe ndalimi i Gjulin Radoja, 38 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, të qytetit Shkodër. Burimet zyrtare nga policia lokale thanë se, ndalimi i tij është bërë pasi, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe gjatë veprime hetimore të kryera, rezulton se ky person disa ditë më parë rreth orës 21:00, në lagjen “Manush Alimani” të qytetit Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta, duke tentuar të vrasë shtetasin F. Bajrami, 42 vjeç, banues në lagjen “Salo Halil”, Shkodër, i cili nuk ka pësuar dëmtime. Pas kësaj ngjarjeje, autori menjëherë është larguar në drejtim të paditur dhe kapja e tij është bërë e mundur vetëm dje në oret e para të mëngjesit, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e tij. Policia tha se, ka bërë të mundur dokumentimi e plotë ligjor të ngjarjes në fjale dhe dosja me materialet në ngarkim të Gjulin Radoja do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “vrasjes me dashje e mbetur në tentative” dhe “armëmbjatjes pa leje”.

Atentat me armë ndaj të riut, bie në pranag Tollia

TIRANË - Plumba drejt makinës për të vrarë shoferin, i cili shpëton për mrekulli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Kodër Kamzë, Tiranë, mes një 41-vjeçari dhe një të riu. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Tollia, 41 vjeç, banues në Kodër Kamëz, Tiranë. Arrestimit i tij është bërë pasi në mesditë në Kodër Kamëz, është kapur në flagrancë pasi për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri (të cilën e posedonte pa leje), 21-vjeçarin Derand Xhanari, por fatmirësisht nuk është dëmtuar duke u qëlluar në drejtim të mjetit të tij. Gjatë arrestimit, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pushkë model 63, dhe 18 copë fishekë, si edhe u fiksua automjeti tip “Benz”, me targa TR 1019 S, i dëmtuar nga të shtënat e armës. Burimet zyrtare nga policia thanë se, dosja me materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të Tollias, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “vrasjes me dashje”.

31 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›