Kthehej per pushime, pranga ne Rinas te denuarit per vrasje
Tirane- Kapet pas kthimit per pushime ne aeroportin e Rinasit i shumekerkuari per vrasje. Romeo Koci, 39-vjec, banues ne fshatin Brataj te Vlores, u zbulua nga agjentet e policise kriminale te vendosur ne kete komisariat mbremjen e djeshme. Mesohet se i denuari me 15 vjet burg per vrasje kthehej me nje avion te Linjes Itali-Shqiperi. Gjate verifikimit te dokumentacioneve ne sistemin TIM-s, 39-vjecari ka dorezuar nje pasaporte me emrin e rreme Rasim Dervishaj. Por ky fakt nuk i ka shpetuar agjenteve, qe nepermjet gjurmeve te gishterinjve dhe fotografive te te kerkuarve te Interpol Tiranes munden te zbulonin identitetin e vertete te te riut. Pas nje hetimi prej disa oresh, u be identifikimi i plote i te denuarit me 15 vite burg per "vrasje", e kryer disa vjet me pare dhe "armembajtje pa leje". Burime zyrtare thane se denimi eshte dhene nga Gjykata e Vlores gjate vitit 2003, ne mungese, pasi Koci eshte shpallur ne kerkim per ngjarjen, por nuk dhane hollesi rreth krimit te kryer. Mesohet se Romeo Koci ka qene nje nder 200 te kerkuarit e Interpol Tiranes prej shtate vjetesh. I denuari i eshte dorezuar autoriteteve policore te Vlores me qellim vuajtjen e denimit te dhene nga gjykata.
R. C
R. C