Vetem 16 dite para kongresit, palet ne PS tregojne forcen
Ndersa ne selite e partive politike mbizoteron qetesia, nuk ndodhe keshtu ne Partine Socialiste, e cila eshte ne periudhen me te "zjarrte" politike te saj, pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Ballafaqimi ne Kongresin e Partise Socialiste, midis paleve te ndryshme per zgjedhjen e kryetarit te ri te kesaj partie, ka shtuar levizjet politike brenda selise dhe jashte saj. Deri me tani, brenda selise roze jane shfaqur 3 grupe, te cilat kane qendrime te ndryshme per te ardhmen e kryetarit te partise, Edi Rama. Te ndare tashme ne mbeshtetes te ideve te hedhura nga eksponente socialiste, perkatesisht Arben Malaj, Ben Blushi dhe Edi Rama, anetaret po vijojne takimet e tyre per te marre mbeshtetjen e sa me shume delegateve. Ne perballjen qe do te zhvillohet ne Kongresin e Jashtezakonshem, ku do te ballafaqohen tre rezoluta, Malaj, Blushi dhe Rama, po zhvillojne takimet e tyre ne baze per te marre mbeshtetje dhe per te siguruar numrin e duhur te delegateve. Ne PS, kandidaturat aktuale qe jane shpallur per te marre kreun jane Edi Rama dhe Arben Malaj.