Hetimet, plani i arratise se "Selit"
Fier- I tmerrshmi "Seli" kishte planifikuar gjithcka per arratisje nese i afrohej policia ne befasi. Por plani i tij nuk ka funksionuar ne momentin e fundit, megjithese ka tentuar t'u lere "targen" specialeve te RENEA-s. Ne momentin e fundit qe rreth ores 04:00 te mengjesit te se merkures ka dale nga dera e pasme e baneses ne lagjen "1 Maji" te Fierit, Selami Hasani, i denuar me 25 vjet burg per vrasje te dyfishte dhe dy plagosje, ai eshte rrethuar nga efektivet speciale dhe uniformat blu te komisariatit. Por efektivet jane befasuar kur kane pare pak metra me tej, ne murin rrethues, nje pale shkalle te improvizuara me kova rere te permasave te ndryshme. Nepermjet tyre, sipas kryepolicit te Fierit, Shemsi Premci, 43-vjecari do te tentonte arratine pa zhurme dhe per te humbur gjurmet. Por plani i tij ka deshtuar sekondat e fundit dhe Hasani nuk ka bere asnje rezistence, duke hedhur edhe dy armet pistolete. Operacioni eshte koduar "Parukieri" per shkak se sipas drejtuesve te policise, Hasani kishte hequr mjekren dhe floket e gjate, ndersa kohet e fundit vuante dhe kurohej nga renia e flokeve. Gjithsesi ndryshimi i pamjes nuk i kishte penguar agjentet e gjurmimit qe tre dite para zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit te mesonin se 43-vjecari ishte rikthyer ne Fier nga Italia ku dhe fshihej prej vitit 2002. Dyshohet se Hasani eshte kthyer prej dy muajsh, ndersa pergatitej per t'u arratisur serish. Ne momentin e fundit blute kane nderhyre duke e parandaluar nje tjeter arrati te te denuarit. I denuari kishte ndjere specialet kur iu afruan deres se shtepise, por dalja nga pas nuk e ka ndihmuar, pasi blute kishin ngritur tre rrethime, pervec postblloqeve te Policise Rrugore.
I njohur me nofken "Seli", ai ka qene drejtues i nje grupi deri ne mes te viteve 90-te, kur nisen perplasjet. Nje prej pjesetareve dyshohet se ka qene edhe Arben Isufaj, i njohur si "Ben Qimja". Perplasjet nisin me vrasjen e babait te Arbenit dhe vijojne me vrasjen e te afermit te "Selit", derisa ne vitin 2002 Selami Hasani hakmerret ndaj "Ben Qimes" duke i vrare djalin e xhaxhait, Julian Isufaj. Qe prej 25 marsit ai eshte arratisur, kurse ne atentat la te vrare edhe nje kambist te pafajshem dhe dy persona te tjere u plagosen. Pas 6 vitesh gjykimi e rigjykimi, vendimi ka mbetur 25 vite burg.
Xh. Beharaj