Papa: Shpesh herë Zoti na habit

Zoti është besimplotë kur bën premtimet e tij, por shpesh herë ai na habit me mënyrat se si ai i realizon ato.
Kështu deklaroi Papa Benedikti XVI, në një transmetim të jashtëzakonshëm radiofonik në kanalin “Radio4” të BBC.
Ati i shenjtë tha se lutet për të smurët dhe të moshuarit, si dhe për ata që po shkojnë drejt cdo forme të vuajtjes dhe mjerimit.
Në mesazhin e tij ai përmendi vizitën e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të mbushur me “dhembshuri të madhe” dhe shprehu gëzimin e tij që përshëndeste sërish dëgjuesit britanikë.
“Të dashur miq nga Skocia, Anglia dhe Uellsi, si dhe nga gjithë bota anglishtfolëse, dua që ta dini se jeni pjesë e lutjeve të mija në këtë sezon të shenjtë”, tha Papa