PS, ne shtator prezanton programin qeverises
Partia Socialiste e angazhuar plotesisht ne pergatitjet e saj per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Takimet ne kete drejtim kane perfshire tashme si qendren dhe bazen. Shtuar ketu dhe faktin qe vete lideri socialist, Edi Rama, po ne kete kuader, po zhvillon takime me banore te zonave te ndryshme te vendit, dhe jo vetem me elektoratin socialist. Keshtu, kupola roze ka ideuar qe takimet ne funksion te pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te mos rreshtin, duke organizuar tryeza debati per ceshtje te ndryshme, te cilat pike se pari nxjerrin ne pah defektet dhe mangesite e qeverisjes aktuale. Por, qe nga ana tjeter dhe perpjekjet e Partise Socialiste per te ofruar nje alternative te re, me nje projekt te ri qeverises per te nesermen. Nderkohe qe zyrtarisht kjo fushate pritet te startoje ne shtator te ketij viti, e cila perkon dhe me fazen e dyte te "Dialogut me Shqiperine". Vete kreu i PS-se, Edi Rama, gjate mbledhje se djeshme te AK-se beri me dije se "ne shtator do te rikthehemi te publiku, jo me per te degjuar dhe mbajtur shenim, por per te hapur debatin, duke filluar te shfletojme alternativen dhe projektin e programit tone te ri qeverises". Gjithashtu, po ne kete linje, Rama vleresoi se "kjo gje do te na jape mundesine te konfrontohemi me qytetare dhe qytetare te te gjitha fushave ne tryeza te madhesive dhe natyrave te ndryshme, duke diskutuar konkretisht mbi gjetjet dhe propozimet tona". Nderkohe qe pergjate kesaj kohe po rizgjidhen drejtuesit e organizatave socialiste ne cdo njesi vendore, proces i cili eshte ndare ne kater faza, ku ne secilen faze zgjidhen drejtuesit per tre qarqe.
O.XH
O.XH