Ekspertet e FBI marrin kampione ne krater
Artan Cena
Ekspertet e mberritur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane nisur menjehere punen ne kraterin e shperthimit. Specialistet qe hetuan edhe 11 shtatorin ne SHBA, pjese e agjencise ATF (Agjencia per Duhanin, Alkoolin dhe Eksplozivet), dhe ata te FBI-se, kane kryer matjet e nevojshme ne lidhje me parametrat e eksplodimit, lendes, e cila ka shperthyer, si dhe sende te tjera. Keto do te jene pjese perberese te hetimit te nisur nga Prokuroria e Pergjithshme per shperthimin tragjik te fabrikes se cmontimit te municioneve luftarake ne Gerdec. Nga krateri jane marre kampione te ndryshme, si pjese te shkaterruara ne fabrike, barut, gezhoja, mbeturina te pajisjeve dhe materiale te tjera. Te gjitha keto kampione te vendngjarjes do te kalojne ne pajisjet e zbarkuara ne Rinas, tri dite me pare dhe qe bejne ekspertizen mjeko-ligjore per te zbuluar shkakun e ngjarjes. Gjithashtu jane bere matje per nivelin e ndotjes dhe elementeve radioaktive te cliruar pas shperthimit katastrofik qe solli 24 viktima dhe rreth 300 te plagosur. Rezultatet priten te pakten pas nje jave.
Gjashte ekspertet e kompanise ATF, qe me pare kane hetuar ngjarjen e 11 shtatorit te vitit 2001 ne SHBA, pas sulmit terrorist ne Kullat Binjake te Nju-Jorkut, kane keqyrur gjate dites se djeshme zonen e infektuar dhe kane mbledhur provat per te nxjerre shkaqet e shperthimit tragjik. Grupi i te huajve, i shoqeruar edhe nga hetues shqiptare, kane shkuar mengjesin e djeshem ne zonen e Gerdecit se bashku me pajisjet e tyre, ku kane bere matjet e para. Aty jane pritur edhe nga ushtarake te larte te ushtrise shqiptare, qe i kane njohur me terrenin, vatren dhe zonen e rrezikshme nga minat. Ekspertet kane marre kampione nga dherat dhe zona e shperthimit per percaktimin e lendeve qe kane shperthyer, nese ka pasur nderhyrje nga jashte, apo shperthimi ka qene aksidental. Burime zyrtare thane se jane marre pjese te materialeve te shkaterruara te fabrikes, mbeturina municionesh e baruti si dhe jane kryer matje te nivelit te ndotjes per ta krahasuar me shifrat e sasive te municioneve qe kane shperthyer dhe fuqine e eksplodimit.
Ekspertet amerikane per hetimin e shperthimeve qe erdhen ne Shqiperi tri dite me pare, gjate dites se djeshme keqyren terrenin e fabrikes se demontimit ne Gerdec. Gjashte ekspertet e kompanise amerikane ATF kane mbledhur provat per te nxjerre shkaqet e shperthimit tragjik qe deri me tani ka marre jeten e 24 personave, pasi ka ende te shtruar ne spitale dhe ka bere te pabanueshme nje zone te konsiderueshme ne Gerdec. Mengjesin e djeshem, ata kane transportuar me mjete transporti edhe pajisjet qe kane sjelle me vete qe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Zyrtare te grupit hetimor shqiptar thane se qellimi eshte zbulimi i lendeve qe kane sjelle shkendijen e pare qe ndezi dhe predhat, si dhe sasine e cila ka shperthyer. Gjithashtu, ata do te bejne matje te ndryshme ne kraterin e shperthimit te fabrikes, rreth hapesirave qe ka perfshire dhe rrezja e veprimit. Dy dite me pare Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, tha se agjentet e FBI-se dhe ekspertet do te kryenin analizat dhe zbulimin e shkaqeve te ngjarjes me ane te pajisjeve dhe eksperiences qe zoteronin. Aktualisht hetohet per nje gabim njerezor dhe akt te qellimshem.
MISIONI I EKSPERTEVE TE ATF
Misioni i eksperteve te huaj te ATF, Agjencia per Duhanin, Alkoolin, Zjarret dhe Eksplozivet, pjese e Departamentit te Drejtesise, (DJUSA), eshte kryerja e nje ekspertize te plote shkencore mbi shkaqet e shperthimit. Percaktimi i shkakut eshte mjaft i rendesishem per vazhdimin e hetimeve te nisura nga Prokuroria e Pergjithshme, pasi pa pasur mekanizmin dhe shkaqet e ngjarjes per momentin nuk mund te akuzohet asnje person per nje veper penale qe ka te beje me shperthimin e ndodhur me 15 mars te ketij viti. Kerkesa per ndihme nga ekspertet te specializuar per keto lloj shperthimesh, eshte bere nga prokuroria me shume se dy jave me pare, kur dhe filluan hetimet. Fakti qe ekspertimi do te behet nga ekspertet amerikane, e ben me pak te kontestueshem rezultatin e perfundimit te investigimit te tyre.