"Elita 5", 7 mije euro per Gerdecin
Grupi i njohur muzikor "Elita 5", ka dhene dje kontributin ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, duke dhuruar shumen prej 6 mije eurosh dhe 1600 dollare ne ndihme te familjeve qe jane prekur nga shperthimi. Dy anetaret e grupit te njohur, Arif Zyberi dhe Besim Ibrahimi, zhvilluan gjate dites se djeshme nje vizite ne Bashkine e Vores, menjehere pas koncertit te zhvilluar ne Tirane, per te deshmuar solidaritetin me banoret e demtuar nga shperthimi qe ndodhi me 15 mars ne fshatin Gerdec. Gjate vizites se tyre, artistet jane pritur nga kryetari i Bashkise Vore, Fiqiri Ismaili, i cili ne fjalen e tij ka informuar mbi demtimet qe kane ndodhur si pasoje e shperthimit dhe mbi masat e marra nga qeveria ne ndihme te banoreve. Pjesetaret e grupit te njohur muzikor nga Maqedonia, "Elita 5", shprehen ngushellimet per familjet e viktimave si dhe solidaritetin me te demtuarit per perballimin e fatkeqesise. Solisti Arif Zyberi ka informuar se, "grupi ka zhvilluar nje koncert te posacem, fitimet e te cilit do te shkojne ne ndihme te banoreve te Gerdecit". Ne emer te grupit "Elita 5", ai dhe Ibrahimi i kane dorezuar kryetarit te Bashkise Vore, ndihmen financiare per Gerdecin ne shumen prej 6 mije eurosh dhe 1600 dollaresh. Po gjate kesaj ceremonie te thjeshte ne bashkine e Vores, Zyberi i ka dhuruar kryebashkiakut Ismaili nje bluze te "Elita 5", me mbishkrimin "Se bashku per Gerdecin". Nderkaq qe nga ana e tij, kryebashkiaku Ismaili ka falenderuar grupin muzikor per ndihmen financiare te dhuruar, duke e vleresuar kete si nje gjest humanizmi, i cili e vendos kete grup artistesh ne radhen e institucioneve, donatoreve dhe individeve te ndryshem, qe kane dhuruar ndihma financiare apo materiale per perballimin e pasojave nga shperthimi i ndodhur ne Gerdec. Dy dite me pare ne qender te Tiranes, grupi nga Tetova e Maqedonise dha nje koncert ne shesh, ku moren pjese mijera qytetare.
A.C
A.C